Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
PS rrëzoi dekretet e Metës, ish-deputeti i LSI ngre dy pyetje para votimit në Kuvend
Komisioni për Ekonominë dhe Financat rrëzoi dje katër dekretet e presidentit Ilir Meta, duke lënë në fuqi ligjin për koncesionet si dhe kontratat për rrugët Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren.
Ish deputeti i LSI, Përparim Spahiu reagon duke kujtuar se në dy kontratat, çmimi i dakordësuar është miliona euro më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vetë autoriteti kontraktor per konkurrim.
Madje, ai ngre edhe dy pyetje për deputetët para votimit në Kuvend.
“Argumenti bazë i dekreteve të Presidentit për kthimin e kontratave konçensionare/PPP, ishte akuza direkte për vjedhje në shuma të mëdha të fondeve publike.
16,784,906 euro për kontratën Porti i Jahteve - By Pass Orikum - Dukat dhe
52,165,040 euro për kontratën Milot - Balldren.
Pra, nuk po diskutojmë më kosto oportune, a ishte më mirë që keto para të shpenzoheshin në këto projekte apo diku tjetër dhe, as mungesën e një procesi konkurativ, ku për të njëjtën punë, kompani të tjera, mund të ofronin çmime më të ulëta.
Kujtoj dhe njëherë ri-tenderimin te Unaza, ku vetëm pse u përsërit gara, çmimi ishte 5 milion euro më pak.
Në të dy kontratat, çmimi i dakortësuar, është miliona euro më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vetë autoriteti kontraktor per konkurrim.
Dy pyetje lindin sipas meje, e para:
A i shpëton HAJDUTET kalimi i dy kontratave me votë në Kuvend..???
Dhe e dyta:
A janë hajdutë fondesh dhe parlamentarët apo e votojnë thjeshtë se urdhërohen..???”, shkruan Spahiu.