Flash News

KRYESORE

PS tërheq Klodian Shehin si kandidat për bashkinë e Kavajës, në vend të tij pritet të propozohet një grua

Pas shtyrjes së zgjedhjeve në Kavajë, PS duket se është tërhequr edhe nga kandidati i propozuar. Burime nga PS bëjnë të ditur për Politiko.al se, Klodian Shehi nuk do të jetë më alternativa për kryetarin e ri të bashkisë Kavajë.

Nga burime jo zyrtare emri i ri i propozuar nga kjo forcë do të jetë Valbona Karkini Mustafa, e cila njëkohësisht është edhe kryetarja e Forumit të Gruas së PS-së për Rrethin e Kavajës.

 

Më 25 qershor në Kavajë do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, pas largimit të Elvis Roshit, i shkarkuar, pasi rezultoi subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Vendimi për kandidatene  re pritet që të zyrtarizohet nesër ndërsa kujtojmë se Klodian Shehi zhvilloi disa dite  fushatë përpara Ramës për t’u tërhequr.

Berishën e kërkon historia në Kavajë

 

Të fundit