Flash News

KRYESORE

PS u tërhoq nga shkarkimi i Metës, si reagoi Elisa Spiropali

PS u tërhoq nga shkarkimi i Metës, si reagoi Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, njëkohësisht dhe deputete e PS, Elisa Spiropali, ka komentuar tërheqjen e PS-së nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta.

Në emisionin“Java” në RTSH, Spiropali tha se ajo i qëndron firmës së saj për shkarkimin e Metës, por shtoi se kanë lexuar dhe raportin e Venecias që thuhet se shkeljet nuk kanë qenë shumë të rënda.

“Unë i qëndroj asaj që kam firmosur se jam një nga ata deputetët që kanë kërkuar shkarkimin e tij. Raporti ka dy konkluzione që qëndrojnë. Aty në atë raport thuhet se është shkelur kushtetuta në çdekretimin e zgjedhjeve dhe të tek emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetutuese, që janë njolla për të. Ne kemi lexuar dhe raportin e Komisionit të Venecias, por votimi në fund është një vendim politik”, tha Spiropali.

Kujtojmë se sot Partia Socialiste është tërhequr nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta në mbledhjen e Komisionit Hetimor.

Relatorja Klotilda Bushka pasi prezantoi raportin prej 76 faqesh mbi gjetjet e hetimit dhe shkeljet e konstatuara ndaj presidentit Ilir Meta, sa i takon shtyrjes me dekret të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, apo ngërçit të krijuar për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, doli në konkluzionin se presidenti ka kryer shkelje, por aq sa ta çojnë kreun e shtetit drejt shkarkimit.

Të fundit