Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
David Hudhri ka filluar të punojë në shtëpinë botuese “Onufri” të babait të tij, Bujarit, që prej moshës 15 vjeçare, duke bërë fillimisht punë të lehta që nuk kërkonin shumë përgjegjësi. Davidi shprehet, për habinë tonë, se nuk shquhej si ndonjë lexues i madh, edhe pse është rritur mes librave. Gjithsesi, nuk i mungonte aspak dëshira për të përmirësuar veten. Jeta e tij ndryshoi në momentin kur, online, gjeti një libër të Napoleon Hill, me titull “Mendo dhe pasurohu”.
“Ishte një libër që mua më përshtatej për përmirësimin e vetes në çdo aspekt. Ky libër më hapi derën, që unë të zbuloja edhe shumë libra të tjerë, si një lloj thesari”, thotë Davidi.
https://youtu.be/vwU-yJIbeHM
Babai i Davidit, Bujar Hudhri, ka krijuar shtëpinë botuese “Onufri” në vitin 1992 dhe prej fillimit, ka zgjedhur të botojë libra të autorëve elitarë. Davidi kishte menduar të botonte libra të një tjetër zhanri, që “Onufrit” nuk i “shkonin për shtat”. Të dy bashkë, babë e bir, u menduan gjatë për të gjetur një zgjidhje që të ishte e kënaqshme për të dy. Në 20 vjetorin e lindjes, Davidi merr një dhuratë që do t’i jepte jetës së tij një tjetër rrjedhë.
https://youtu.be/WBlm9IuEvBU