Flash News

KRYESORE

Pse amerikanët stepen të investojnë në Shqipëri? Arsyet sipas ambasadores Kim

Pse amerikanët stepen të investojnë në Shqipëri? Arsyet

Investitorët amerikanë duket se stepen që të hedhin kapital në Shqipëri. Kjo temë ka ngjallur debat mes politikanëve e akuza të ndërsjella mes opozitës e maxhorancës.

Edhe  ambasadorja amerikane Yuri Kim u ndal në këtë diskutim. E ftuar në emisionin “Ilva Now”, Kim tha se ka disa arsye, që sipas saj lidhen me mosbesimin në sistemin e drejtësisë apo mënyrën sesi funksionon procesi i përzgjedhjes së fituesve të bizneseve.

Para se të arrija këtu thashë se 3 prioritete e mia kur të vija në Shqipëri do të ishte forcimi i marrëdhënies së mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet një aleate më e fortë në NATO. Së dyti, të punonim që të mbështesnim zhvillimin e Shqipërisë si një vend demokratik, sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore dhe të gjithë këto çështje. Dhe së fundmi, të kërkoja për mundësi zgjerimi për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Këto tre gjëra janë të lidhura se kërkojnë transparencë dhe zbatim të ligjit. Ajo që dua të nënvizojë me udhëheqësit këtu, me ata që bëjnë rregullat, është se vendimet e biznesit do të merren bazuar në gjëra si: a do të zbatohen kontratat? Pse do t’i vija unë paratë e mija në një kontratë nëse nuk do të isha e sigurt nëse gjykatat janë të drejta? Nëse nuk do të isha e sigurt që procesi i aplikimit nuk është transparent? Nëse nuk jam i sigurt që dikush do të favorizojë një kompani tjetër? Duhet transparencë, duhet proces, duhet garanci për zbatimin e ligjit. Pasi të kemi këto hallka do të kemi shumë interes”, tha Kim.

Të fundit