Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shihet si një hap kundër islamit politik: Austria mbyll 7 xhami dhe dëbon nga vendi një sërë imamësh turq. "Shoqëri paralele, islam politik dhe tendenca radikalizimi nuk kanë vend në Austri", deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz me disa ministra para gazetarëve. Bazën për këtë hap e krijon një ligj për islamin në Austri, që në formën e tij të parë ekziston nga viti 1912 në Austri, e me këtë është më i vjetri në Europë. "Modeli austriak është një rast historik i veçantë", thotë juristi dhe studiuesi i islamit, Matthias Rohe për Deutsche Wellen. „Austriakët kanë pasur që para 100 vjetësh një komunitet mysliman relativisht homogjen, asokohe në Bosnje-Hercegovinë. Nga viti 1887 Vjena e administronte këtë rajon, e që atëherë perandori Franz Joseph I deklaronte se "të gjithë bijtë e këtij vendi gëzojnë të njëjtën të drejtë para ligjit, që të gjithë mbrohen në jetën e tyre, besimin e tyre, në pasurinë e tyre". Të gjitha kishat e njohura dhe komunitetet fetare duhet të ishin të barabarta në monarkinë e Danubit.
Islam "me vulë austriake"
Në vitin 2014, ministri i atëhershëm i Brendshëm Sebastian Kurz ofroi një ligj të ri për islamin. Një vit më vonë ai hyri në fuqi. Rregulloret e reja parashohin një islam „me vulë austriake", dhe synojnë të pengojnë radikalizimin e të rinjve myslimanë. Ndër të tjera ky ligj përcakton që shoqatat e xhamive nuk duhet të financohen nga jashtë. Mesazhi i këtij ligji është i qartë, siç u shpreh Sebastian Kurz atëherë: „Se nuk ka asnjë kundërshti mes të qenit mysliman besimtar dhe një austriak krenar." Dhe tjetra: Ligjet austriake kanë prioritet para të drejtës fetare.
Tani pas një verifikimi duhet të mbyllen xhamitë e afërta me "Unionin Turk-Islamik për Bashkëpunimin Kulturor dhe Social në Austri" (ATIB). Nga mbyllja preket edhe një xhami e "Ujqve Gri" të ekstremit të djathtë në Vjenë që ra në sy me disa publikime në internet me inskenime luftërash, ku protagonistë ishin fëmijët. ATIB dyshohet se mbështet nacionalizmin turk. Po sipas planeve të qeverisë 60 imamë duhet të largohen nga vendi, një shifër e lartë po të shohësh se në të gjithë Austrinë ka rreth 260 imamë. Akuza kryesore është marrja e fondeve nga jashtë.
"Skepticizëm i madh ndaj islamit"
Për juristin Matthias Rohe nga Universiteti i Erlangenit, një nga ekspertët më të njohur për pozicionin ligjor të islamit në Gjermani e Europë zhvillimet e fundit në Austri duhen parë me rezerva. Austria nga viti 2015 "ka një ligj të ekzagjeruar, me gjasë ai shkel edhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut". Sipas Rohes pas ligjit fshihet një "drejtim politik që bazohet në skepticizmin e madh ndaj islamit".
Rohe nuk beson se kjo do të ndodhë në Gjermani. Zhvillimet në Austri nuk mund të krahasohen me situatën ligjore në Gjermani. Sepse e drejta gjermane e merr fillesën nga qëndrimi personal i individit që ndjek besimin dhe që në këtë kontekst mund të lidhet me bashkësi të caktuara fetare. Vetëm për njohjen shtetërore si fe dhe çështjet e financimit apo kujdesin fetar në ushtri apo burgje ka kritere të përcaktuara. Një njohje si komunitet fetar ka vështirësi.
"Shteti mund të jetë shoqërues miqësor"
Rohe kujton grupin mysliman"Ahmadiyya Muslim Jamaad", të njohur si komunitet fetar. Pra është e mundur njohja si komunitet fetar, thotë Rohe. „Shteti mund të jetë shoqërues miqësor, por duhet po ashtu t'i dalë ballë ekstremizmit". Për Rohen Gjermania e ndjek shumë mirë këtë drejtim. Por edhe në Gjermani mund të mbyllen xhamitë, nëse shkelen ligjet ose punohet kundër kushtetutës gjermane.
Turqia reagoi
Vendimet e Austrisë u kritikuan në Turqi si armiqësore ndaj islamit dhe raciste. Politologu austriak, Thomas Schmidinger mendon se veprimet e qeverisë në këtë kohë mund të kenë ndikim tek vota që do të japin turqit që jetojnë jashtë dhe se ato shkojnë në favor të presidentit turk, Erdogan. Sipas Schmidinger më mirë se ndalimi do të ishin masat e edukimit kundër ekstremizmit fetar./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38

