“Pse bashkëpunoni me politikanët e korruptuar?” Ambasadori i Britanisë: Nëse i votoni ju, jemi të detyruar

Ambasadori i Britanisë në Prishtinë, Ruari O’Connell u është përgjigjur në ‘Facebook’ pyetjeve të shumta të qytetarëve kosovarë.

Një prej tyre e pyet ambasadorin përse shteti i tij bashkëpunon me politikanët e korruptuar në Kosovë, ndërkohë që përgjigjja e tij e ka qenë shumë e drejtpërdrejtë: “Sepse kjo është diplomacia: ne jemi detyruar të punojnë me njerez që ju i keni votuar.”

Një tjetër pyet nëse ka ‘forcë’ që mund të burgosë politikanët e korruptuar dhe ambasadori i përgjigjet: “Duhet trimeria nga policia dhe prokuroria në Kosovë. A kim trimeri?”

“Si ta ndalojme korrupsionin ne Kosove?”,- pyet një qytetar tjetër, “Me votat dhe zërat e qytetarëve”, përgjigjet ambasadori O’Connell.

“A na çlironi edhe njëherë?”, shpreh dëshirën një komentues duke iu referuar politikanëve të korruptuar. Jo, përgjigjet ambasadori, bëjeni vetë.

Ambasadori Ruari O’Connell ka theksuar se qytetarët kanë të gjithë mundësinë për të ndryshuar klasën politike, nëse e konsiderojnë të korruptuar, duke mos e votuar.