Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pse burrat e famshëm rrisin mjekrën: kriza ekzistenciale, dështime apo gratë...
Luke Winkie/ Vox
A u çudit ndokush me të vërtetë kur Beto O'Rourke u kthye nga ekzili me një mjekër të saporritur 'kripë dhe piper'?
Dukej se u materializua e gjitha menjëherë. O'Rourke pezulloi garën e vet presidenciale më 1 nëntor 2019, kur ishte ende i veshur me këmishën karakteristike blu dhe pantallonat kaki, pa as edhe një qime të tepërt në gojë, hundë ose mjekër. Pjesa tjetër e dimrit të tij u kalua në letargji në Teksas, me sa duket i angazhuar në në atë lloj murgërimi dhe rikalibrimi që pason çdo dështim të një figure publike. Në atë kohë, O'Rourke vërtetoi edhe një herë se, siç duket, rrëzimet personale dhe profesionale, pengesat dhe ndryshimet janë fertilizatorë të shkëlqyeshëm për flokët e fytyrës.
Më poshtë është ai më 17 Dhjetor, i pajisur me një kafe të madhe, një shprehje të pavendsour dhe leshra qymyrgurore, ndërsa mbështet kandidaten për në Kongres nga shteti i Teksasit, Sima Ladjevardian. Disa javë më vonë për Krishtlindje, me pamjen e dikujt, gëzueshëm i pavotueshëm dhe një mjekër druvari, sikur jemi transportuar në një dimension alternativ, ku karriera në punk rock e O'Rourke nuk ka përfunduar në vitet '90. Iu deshën rreth shtatë javë për t'i dhënë fund pamjes 'rrojë taze' që kishte më parë. Por, siç e kanë ditur gjithmonë burrat e fuqishëm, nuk ka asnjë mekanizëm përballimi si mjekra.
Kjo është një traditë në politikën moderne që daton të paktën që nga viti 2001, pas fushatës presidenciale me dramacitet legjendar të Al Gore. Pasi Gjykata Supreme ia dorëzoi zgjedhjet kundërshtarit, Gore u rishfaq me një mjekër ngjyrë kashte dhe me shpejtësi e kaloi ndikimin e tij te paralajmërimet e ndryshimeve klimaterike.
Senatori Ted Cruz bëri diçka të ngjashme në vitet pas përfundimit të fushatës së tij presidenciale të vitit 2016, dhe përfundimit simbolik të llojit të Partisë Republikane që ai përfaqësonte. Sot ai duket paksa si një gjeneral i shkarkuar në fushatën Sherman të luftës civile. Ky instinkt nuk ndjek vetëm njerëzit në fundin e keq të rrëgjimit politik; Conan O’Brien i dha lamtumirën nofullës, pas shtatë muajsh poshtërues në The Tonight Show, dhe kur David Letterman u largua nga Late Show, me kushte shumë më të mira në 2015, ai gjithashtu vendosi të kthehej në Santa Claus të plotë. Jon Stewart e bëri këtë post-Daily Show; Colbert e rriti të tijën midis Comedy Central-it dhe CBS-it. (Një përmendje honorifike duhet t'i kushtohet Ben Affleck, i cili sfilatoi një mjekër post-ndarje gjatë verës së divorcit me Jennifer Garner.)
Eshtë e qartë se ka diçka brenda burrave, veçanërisht burrave që ndodhen shpesh para kamerave, që i nxit ata të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si u duket fytyra gjatë epilogut të trazirave ekzistenciale. Instinkti kulturor është që kjo prirje të lidhet me depresionin ose sëmundje të tjera të shëndetit mendor. Shprehja "mjekra e ndarjes" është shkruar në Fjalorin Urban që në vitin 2009, dhe siç shpjegon Deborah Serani, një psikologe dhe ass. profesore në Universitetin Adelphi, në Psychology Today, një apati në përkujdesjen për leshrat mund të jetë një nga shenjat e para të mosfunksionimit të lobit frontal, i cili është pjesa e trurit që gjithashtu dikton interesin e të ngrënit, të fjeturit dhe regjimeve të tjera bazike të vetë-kujdesit.
Njerëzit që kanë studiuar mjekrën, dhe marrëdhënien e burrave me mjekrën, më thonë që flokët e fytyrës, në një kontekst rivlerësimi të vetes, nuk janë gjithmonë një kod i zymtësisë. Christopher Oldstone-Moore ka shkruar 'Për mjekrat dhe burrat', një libër që paraqet historinë e modeleve të flokëve të burrave nga Perandoria Romake e këtej. Mënyra e tij e të parit të kësaj gjëje është se mjekrat mund të jetë një forcë e vetëshpalljes, më shumë se e keqardhjes.
"Në kulturën tonë të shekullit 20 dhe 21, ne vendosëm rruajtjen si një normë të etiketës sociale. Zakonisht burrat në qendër të vëmendjes, burrat në show-biz, politikë dhe biznes, janë nën një presion të veçantë për të performuar", thotë ai. "Kur largohen nga kjo tenxhere me presion, ata mund të shprehin lirinë e tyre nga ato kufizime."
[caption id="attachment_356254" align="alignleft" width="909"]
Al Gore Eric Francis Getty Images[/caption]
Shembulli që Oldstone-Moore sheh si më të dobishmin është David Letterman, i njohur për prirjet e tij anti-autoritet në CBS dhe NBC, dhe qartësisht i kënaqur me lavdinë e tij të sapogjetur Appalachiane. "Në ditën e parë të Stephen [Colbert] si moderator i Late Show, një energji më la, nuk ishte më problemi im", tha ai në një intervistë për emisionin Today. "Gjithmonë i thoja vetes se kur emisioni të mos ishte më i imi, unë do të ndaloja së rruari. Më duhej të rruhesha çdo ditë, dhe u sëmura e u lodha nga kjo".
Sipas Oldstone-Moore, pamja dhe qëndrimi i Letterman-it i siguron të gjithë rreth tij se ai i ka dhënë fund asaj pjesë të jetës së tij, dhe se për herë të parë në 40 vjet, po shijon një moment kur askush nuk mund t'i thotë se çfarë duhet të bëjë". "Eshtë sinqerisht një gisht i mesit", shpjegon ai.
Sigurisht, Letterman po shijon jetën post Late Show sipas kushteve të tij. Ai nuk u hoq nga borderoja si Conan, dhe kurrë nuk mori 2 përqind si Beto. Mjekra e tij do të jetë gjithmonë një nga më triumfueset në kanonin e të famshmëve. Pra, çfarë do të thotë kjo për ata burra të tjerë, të cilët nuk u lanë të lirë, por u mundën?
Eshtë e pamundur të marrësh një përgjigje të pastër pa pyetur vetë subjektet, por Oldstone-Moore thotë se rikthimi në arenë me një pamje të re radikale mund të jetë një lutje që të merren më seriozisht, veçanërisht nëse publiku ka kaluar disa muaj duke qeshur në kurriz të tyre.
Ai ilustron me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, i cili kohët e fundit u kthye nga pushimet në Kosta Rika me një mjekër të ashpër. Trudeau aktualisht po merr një qëndrim jashtëzakonisht të fortë kundër përshkallëzimit të Shteteve të Bashkuara me Iranin, i cili çoi në vdekjen tragjike të 57 kanadezëve në bordin e një aeroplani që u rrëzua mbi Teheran. Eshtë një siluetë ndryshe nga ajo e njeriut që u fut në imagjinatën amerikane me nofullat dhe çorapët. Me vetëdije ose nënvetëdije, Oldstone-Moore spekulon se Trudeau dëshiron të përputhë retorikën me pamjen e tij.
"Ai ka kaluar në shtrydhëse. Unë mendoj se ai e ndjen të nevojshme të paraqesë një vetvete tjetër, sepse ai ishte kaq i ngjashëm me Obamën, dhe tani i duhet të jetë pak më agresiv", thotë Oldstone-Moore. "Kjo tregon më shumë nga ai lloj individualiteti, dhe se jeni paksa jashtë rrjedhës kryesore (mainstream)."
Këtij argumenti i bën jehonë Robert Martin, një biolog antropolog që shërben si kurator emeritus në Muzeun Field të Historisë Natyrore në Chicago. Ai thotë se, po të flasim në mënyrë shkencore, mjekrat shërbenin si një lloj sinjali i brendshëm i kontratës shoqërore gjatë evolucionit të hershëm njerëzor.
Ky sinjal hedh shina mbi dy hipoteza të ndryshme: Ose burrat e rrisin mjekrën për të tërhequr gra, ose burrat rrisin mjekra për të shprehur një dominim të caktuar midis burrave të tjerë. Çuditërisht, sipas hulumtimeve të bëra nga pedagogu i psikologjisë Barnaby Dixson në Universitetin e Queensland, mjekrat kanë shumë pak ndikim brenda ndërveprimeve mashkull-femër. Përkundrazi, flokët e fytyrës, si një agjent biologjik, janë shumë më tepër faktor kur burrat duan të shfaqen dominantë në shoqërinë mashkullore.
[caption id="attachment_356253" align="alignleft" width="3000"]
David Letterman
Foto by: Mike Smith/NBCU[/caption]
"Kjo mund të shpjegojë pikëpamjen tuaj në lidhje me burrat me profil të lartë që rrisin mjekër pas një humbjeje", thotë Martin. "Kjo ndoshta nuk është e lidhur me ndërveprimet mashkull-femër, por përkundrazi me shqetësimet e statusit. Rritja e mjekrës mund të jetë një mjet i pavetëdijes për të riafirmuar statusin pas një dështimi".
Sigurisht, jo të gjithë burrat rrisin mjekrën pas dështimeve. Senatori Cory Booker pezulloi fushatën e tij presidenciale dhe prapë luan me fytyrën e pastër. Julián Castro mbeti pa mjekër edhe pasi vëllai i tij binjak, Kongresmeni i Teksasit Joaquin Castro, la disa qime në fytyrë në përpjekje të mundshme për t'u dalluar më mirë nga i ngjashmi i tij.
Këshuqë, sa kredite duhet t'i jepni trurit reptilian që tërheq fijet e pjesës më morbide të psikikës mashkullore? Kush e di. Ajo që shoh unë është se shtysa më e mundshme për 'mjekrën ekzistenciale' është që burrat nuk kanë shumë mundësi të tjera 'estetike' për të demonstruar një ndarje nga e kaluara. Gratë mund të shenjojnë tërë jetën e tyre me momentin kur lënë balluket. Kam parë të dashurën time emocionalisht të metamorfozuar me një ngjyrë të re të thonjve. Siç vëren Oldstone-Moore, ndërsa konstruksionet gjinore dhe stilistike atrofizohen ngadalë, shumë burra mendojnë se shansi i tyre i vetëm për t'u shndërruar qëndron në pjesën e vogël të pasurive të patundshme nën buzën e tyre të poshtme.
”Burrat po bëhen gjithnjë e më të hapur ndaj stilit, veshjeve dhe flokëve. Ky ka qenë një nga ndryshimet e mëdha në mashkullësi në 25 vitet e fundit, por është përparim i ngadaltë dhe nuk ka ende barazi mes burrave dhe grave për këtë", thotë ai. "Por mjekra është i vetmi përjashtim nga ai rregull."
Burra të profilit të lartë do të vazhdojnë të humbasin vendet e punës dhe zgjedhjet, të hyjnë në dëbim të vetë-imponuar dhe të shfaqen me një motiv të ri për të lënë një shenjë të re. Ky cikël nuk zhduket kurrë. Sidoqoftë, në të ardhmen, ndoshta njerëz si O'Rourke do ta plotësojnë këtë sfidë me më shumë se një mjekër.
Ndoshta balluket? Provoni balluket.
Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38