Flash News

KRYESORE

Pse do mungojnë Princi Charles dhe Mbretëresha Elisabeth II në pagëzimin e Archie-t

Djali i Meghan Markle dhe Princit Harry, Archie, do të pagëzohet sot në një ceremoni private në faltoren ‘St George’ në kështjellën Windsor.

Roya Nikkhah, gazetarja e pallatit mbretëror tregoi për ‘The Sunday Times’ se Mbretëresha Elizabeth nuk do të jetë prezentë në ceremoni. Vitin e kaluar ajo ishte prezente në ceremoninë e pagëzimit të Princit George dhe Princeshës Charlotte, ajo mungoi në pagëzimin e Louis.

Është bërë e ditur gjithashtu se as Princi Charles nuk do të jetë prezent në një ditë speciale si kjo e sotmja për Archie dhe e gjitha kjo për shkak të përplasjeve të shumta në agjendën e tyre.

Pas pagëzimit të tij, pritet që familja mbretërore të publikojë fotot e radhës nga ceremonia në faltore.

Të fundit