Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ai që e bëri paqen më të vështirë qe Barack Obama, me rezolutën e Kombeve të Bashkuara e një viti më parë që kriminalizonte praninë e Izraelit në zonat historike hebraike të qytetit. Trump ka rivendosur ekuilibrin e duhur
Alan Dershowitz
Vendimi i Presidentit Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit është një përgjigje e përsosur ndaj vendimit të verbër të marrë nga Presidenti Barack Obama për të ndryshuar politikën amerikane, kur arkitektoi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që dekretonte si “territore të pushtuara” vendet më të shenjta të hebraizmit në Jeruzalem, duke i barazuar me një “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”. Ka qenë Presidenti Obama ai që ka ndryshuar statuskuonë dhe e ka bërë paqen më të vështirë, duke u dhuruar palestinezëve një avantazh të madh negociues dhe duke u hequr atyre stimulin për të pranuar një kompromis paqeje.
Prej shumë kohësh politika e jashtme amerikane i vendoste veton çdo rezolute unilaterale të Këshillit të Sigurimit që quante “të pushtuara paligjshmërisht” vendet më të shenjta të hebraizmit. Vendimi i Obamës për ta ndryshuar këtë politikë nuk u përgjigjej interesave amerikane apo të paqes. U mor vetëm për të konsumuar një hakmarrje personale kundër Kryeministrit izraelian Benjamin Netanyahu dhe prej një farë irritimi nga ana e Presidentit amerikan në largim. Në mënyrë jo të mirë, kishte edhe qëllimin që t’i lidhte duart Presidentit të sapozgjedhur Trump. Tani Trump bën gjënë e duhur kur u thotë Kombeve të Bashkuara se Shtetet e Bashkuara e refuzojnë atë rezolutë të anshme të Këshillit të Sigurimit.
Kështu, nëse ka pasur një ndryshim të statuskuosë, përgjegjësia e këtij ndryshimi i duhet atribuar atij që i takon: Presidentit Obama, prej vendimit të tij të turpshëm për të pritur ditët e fundit të presidencës së tij për larë hesapet me Netanyahun. Presidenti Trump meriton duartrokitje pse ka rivendosur ekuilibrin në negociatat me Izraelin dhe palestinezët. Ka qenë Presidenti Obama ai që e ka bërë paqen më të të vështirë. Ka qenë Presidenti Trump ai që e ka bërë sërish të mundshme.
Rezoluta e turpshme e Këshillit të Sigurimit deklaronte se “çdo modifikim ndaj linjave të 4 qershorit 1967, edhe për sa i përket Jeruzalemit” nuk ka “asnjë vlefshmëri ligjore dhe përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”. Veç të tjerash, kjo nënkupton se vendimi i Izraelit për të ndërtuar një shesh lutjesh përpara Murit Perëndimor, vendit më të shenjtë të hebraizmit, përbën një “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”. Rezoluta nuk kufizohej vetëm tek vendbanimet në Cisjordani, siç do të kërkonte të theksonte administrata Obama në mënyrë të gënjeshtërt. Rezoluta zbatohej mu në zemrën e Izraelit.
Përpara 4 qershorit 1967 hebrenjve u ishte ndaluar që të luteshin në Murin Perëndimor. U pengohej edhe që të frekuentonin kampusin e Universitetit të Jeruzalmit në Malin Scopus, i themeluar në 1925 dhe i mbështetur nga Albert Ajnshtajni. Hebrenjtë nuk mund të kuroheshin në Spitalin Hadassah, gjithmonë në Malin Scopus, që kishte kuruar si hebrenj, ashtu edhe arabë, qysh nga viti 1918. Hebrenjtë nuk mund të jetonin në lagjen hebraike të Jeruzalemit, ku paraardhësit e tyre kishin ndërtuar shtëpi e sinagoga prej mijëra vjetësh. Këto ndalime në stilin 'judenrein' u dekretuan nga Jordania, e cila i kishte kapur nëpërmjet forcës ushtarake ato zona hebraike gjatë luftës për pavarësi të Izraelit në 1948, dhe kishte pushtuar ilegalisht të gjithë Cisjordaninë, që Kombet e Bashkuara ia kishin destinuar një shteti arab. Kur qeveria jordaneze pushtoi vendet historike hebraike, u shkatërruan të gjithë shenjat e hebraizmit si sinagoga, shkolla dhe varreza, me pllakat shekullore hebraike të përdorura për të veshur urinoret.
Midis 1948 e 1967 Kombet e Bashkuara nuk miratuan një rezulotë të vetme që të dënonte pushtimin jordanez dhe shkatërrimin kulturor. Kur Izraeli i mori këto zona, gjatë një lufte mbrojtëse që Jordania e kishte nisur duke bombarduar shtëpitë civile të Jeruzalemit Perëndimor dhe kur Izraeli i hapi ato zona si vende në të cilat hebrenjtë mund të luteshin, studionin, të kuroheshin dhe të banonin, Shtetet e Bashkuara morën pozicionin zyrtar se nuk i njihnin rivendikimet legjitime të Izraelit mbi Jeruzalemin hebraik. Pohuan se statusi i jeruzalemit, përfshi zonat e sapoçliruara, do t’u bashkangjiteshin negociatave finale dhe se ndërkohë të rrinte në fuqi statuskuoja. Ky është motivi zyrtar për të cilin Shtetet e Bashkuara refuzonin të njihnin çdo pjesë të Jeruzalemit, përfshi Jeruzalemin Perëndimor, si pjesë të Izraelit. Ky është motivi për të cilin Shtetet e Bashkuara refuzonin që një qytetar amerikan i lindur në çdo pjesë të Jeruzalemit të tregonte në pasaportën e tij “Jeruzalem, Izrael” si vendlindje.
Por, deri edhe kjo statuskuo ka ndryshuar me vendimin e pajustifikuar të Presidentit Obama për të mos i vënë veton Rezolutës së Këshillit të Sigurimit dhjetorin e kaluar. Me një të rënë të lapsit, Kombet e Bashkuara kanë vendosur se zonat hebraike të Jeruzalemit të çliruara nga pushtimi jordanez në 1967 nuk janë pjesë e Izraelit. Bile do të ishin territore të pushtuara në mënyrë të paligjshme nga Izraeli dhe çdo ndërtim në këto zona – përfshi vendet e lutjeve në Murin Perëndimor, rrugët hyrëse në Malin Scopus dhe sinagogat e rindërtuara në lagjen historike hebraike – “përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”. Nëse kjo është vërtet një statuskuo, atëhere pse vallë duhet ta ulin prapanicën për të negociuar? Por edhe sikur ta bënin, mund t’i përdorin këti zona hebraike për të zhvatur lëshime të paarsyeshme nga Izraeli, për të cilin këto janë “paligjshmërisht të pushtuara” janë të shenjta dhe jo të negociueshme.
Refuzimi i Presidentit Obama për t’i vënë veton kësaj Rezolute qe një stratagjemë e qëllimshme për t’u lidhur duart pasardhësve të tij dhe pasoja që që ta bënte më të vështirë shtytjen e palestinezëve që ta pranonin ofertën e Izraelit për të negociuar pa parakushte. Asnjë President i ardhshëm nuk mund ta anullojë vendimin e marrë, nga momenti që një veto jo e përdorur nuk mund të vendoset në mënyrë retroaktive. Dhe një rezolutë, pasi miratohet, nuk mund të anullohet përveçse me një mazhorancë kundër dhe pa veton e asnjërit prej anëtarëve të përhershëm, midis të cilëve janë Rusia e Kina që sigurisht do t’i vendosnin veton çdo tentative për ta anulluar atë rezolutë.
Vendimi i Presidentit Trump për ta njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit shërben për të rivendosur ekuilibrin e duhur. Ai demonstron se Shtetet e Bashkuara nuk i pranojnë efektet prej 'judenrein' të rezolutës së anshme mbi zonat historike hebraike të Jeruzalemit që u qenë ndaluar hebrejve. Refuzimi i mëparshëm i Shteteve të Bashkuara për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit bazohej në mënyrë eksplicite mbi idenë se nuk duhej të bëhej asgjë për ta modifikuar statuskuonë e qytetit, i shenjtë për tri besimet fetare. Por, Rezoluta e Këshillit të Sigurimit ka bërë pikërisht këtë: ka ndryshuar statuskuonë duke deklaruar praninë faktike të Izraelit mbi vendet e shenjta hebraike si një “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare” që “Kombet e Bashkuara nuk do ta njohin”. Nga momenti që praktikisht të gjithë, në komunitetin ndërkombëtar pranojnë se çdo paqe e arsyeshme do të duhet të pranojë rivendikimet legjitime të Izraelit mbi këto zona dhe zona të tjera të Jeruzalemit, është krejtësisht e paarsyeshme që t’i lejohet rezolutës së Kombeve të Bashkuara të transformojë në “kriminel” çdo hebre apo izraelian që shkel në këto zona historikisht hebraike, të marra hebrejve me forcë në 1948 dhe të çliruara në 1967. (Për kulm të ironisë, vetë Presidenti Obama është lutur në sheshin e Murit Perëndimor që më pas e ka quajtur “paligjshmërisht të pushtuar”).
Pasi Kombet e Bashkuara, me nxitjen e Obamës, kanë transformuar në një krim ndërkombëtar të vazhdueshëm çdo prani izraelite në zonat e kontestuara të Jeruzalemit, përfshi zonat origjina hebraike e të cilave është jashtë diskutimit, Presidenti Trump kishte të gjitha arsyet për të zgjidhur duart, duke zhbërë dëmin e shkaktuar nga paraardhësi i tij.
Disa kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të duhej ta njihnin Jeruzalemin, pasi kjo do të nxiste dhunën e terroristëve arabë. Por, asnjë vendim nuk duhet të influencohet nga kërcënimi i dhunës. Terroristët nuk duhet të kenë pushtetin e vetos ndaj politikës amerikane. Sikur Shtetet e Bashkuara t’i cedonin shantazhit të dhunës, do të nxisnin të tjerë që të kërcënonin me dhunë në kundërpërgjigje të çdo plani paqeje.
Kështu, Donald Trump ka bërë gjënë e duhur, duke anulluar gjënë e gabuar që Presidenti Obama kishte bërë në fundin e presidencës së tij.
(Alan Dershowitz është avokat, jurist, akademik dhe komentator politik i shquar amerikan. Këtë artikull e ka shkruar për Jerusalem Post)
Përgatiti: ARMIN TIRANA për bota.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38