Flash News

KRYESORE

Pse Donald Trump s’mban në gisht unazën e martesës?

Pse Donald Trump s’mban në gisht unazën e martesës?

Presidenti Amerikan Donald Trump,  simbolin e bashkëshortor nuk e mban në jetën e përditshme.

Në vitin 2004 Trump vendosi të fejohej me Melania Knavs, modelen me prejardhje sllovene, të cilën e njohu më 1998. Në dorën e saj Trump i vuri unazën e fejesës në vlerë prej 1.5 milionë dollarësh. Ata u kurorëzuan pas një viti. Melania si zonja Trump u bë pronare e diamantit prej 13 karatëve! Megjithatë Trump ka vendosur të mos mbajë fare unazë!

Ai kurrë nuk është shprehurpublikisht për këtë vendim. Kjo nuk është risi për Trump, sepse në fotografi me gruan e tij të parë me modelen Ivana Zelnickova nuk ka mbajtur unazë në gishtin e martesës. Po ashtu dhe princ Williams nuk mban unazë.

Revista New York ka dhënë shpjegim për sjelljen e këtyre meshkujve.

Sipas mendimit të saj, meshkujt të cilët vendosin që të mos mbajnë unazën thjesht nuk dëshirojnë të jenë të varur apo të tërheqin vëmendje për shkak të statusit të tyre.

 

Të fundit