Flash News

KRYESORE

Pse duhet të keni pranë një njeri të shenjës së Peshqve

Pse duhet të keni pranë një njeri të shenjës së

Sa mё kreative dhe artistike ambientet, aq mё shumё persona tё shenjёs sё Peshqve do tё gjeni. Ka shumё pak ambicie, te njerëzit e udhёhequr nga Neptuni. Shumica e tyre nuk do të interesohen aspak pёr pushtet, lidership apo pasuri. Pak njerëz Peshqit arrijnё tё grumbullojnё tё holla gjatё jetёs, vetёm nё rastet kur trashegojnё ose u dhurohen nga familjarёt. Pёr dijeni tuaj, ata nuk kanё asnjё gjё kundra parave. Ata do të pranojnë me kënaqësi çdo monedhё të vjetёr që ju nuk e pёrdorni.

Por ata janë më të vetëdijshëm se shumica prej nesh, pёr vlerat e përkohshme tё parave.

Kush e ka thёnё shprehjen: "Unë nuk dua të jem një milioner -unë vetëm dua të jetoj si një i tillё" është nё të vërtetë duke reflektuar filozofinë e Peshqve. Zemra tipike e Neptunit është e pastёr nga lakmia, atu nuk do gjeni asnjё grimcё tё saj. Ka një mungesë të intensitetit, gati një pakujdesi për tё nesërmen. Ka gjithashtu një njohuri intuitive pёr tё djeshmen dhe një tolerancë të butë ndaj tё sotmes. Nuk është e lehtë për njeriun e shenjёs sё Peshёve apo pёr peshkun real, qё tё luftojё pёr tё notuar kundra rrjedhёs. Ёshtё mё e lehtё pёr tё, qё tё shkojё sipas rrjedhёs, kudo qё e çon ajo. Por pёr tё notuar kundra rrjedhёs sё ujit dhe jetёs, ёshtё njё sfidё- kjo ёshtё sfida mё e madhe e tyre dhe e vetmja mёnyrё qё ai tё gjejё paqen dhe lumturinë e vërtetë. Tё marrin rrugën e lehtë, është një kurth për ata që kanë lindur në këtë shenjë Dielli, një karrem i stolisur që i tёrheq ata, ndërsa fsheh grepin e rrezikshёm-një jetë tё humbur.

Ju do të impresionoheni nga mёnyrat e sjelljes gjithё sharm dhe natyra e mirё, pak dembele e tij. Ai është indiferent për shumicën e kufizimeve,pёr aq kohё sa nuk i keni marrё lirinё pёr tё ёndёrruar dhe pёr tё ndier rrugёn qё pёrshkon drejt jetёs. Ai është akoma mё shumё indiferent ndaj fyerjeve, armiqësive dhe mendimeve tё xhindosura tё njerëzve të tjerë . Shumë pak nga kёto, do ta nxisnin atё nё reagime apo veprime të dhunshme. Sigurisht, njerёzit e kёsaj shenje nuk janё plotësisht tё butë. Edhe ata kanё temperamentin e tyre. Kur ai ngjallet me nё fund, ai mund tё jetё sarkastik, me njё gjuhё djegёse dhe tё zgjuar. Pёr tё bёrё njё Peshk tё shfaqё temperamentin e vet, ёshtё njёsoj si tё hidhni guralecё nё njё liqen , me sipёrfaqe te qetё, si pasqyrё. Ju do tё krijoni disa rrathё tё vegjёl nё ujё, por shumё shpejt sipqrfaqja e ujit do tё bёhet si pasqyrё pёrsёri.

Kur të takoni njerëz tё shenjёs sё Peshqve, shikoni fillimisht këmbët e tyre. Ato do të jenë mjaft dukshëm tё vogla dhe elegante (duke përfshirë edhe meshkuj), ose nga ana tjetër, ato mund të jenë të mëdha dhe tё tё gjera, si kёmbёt e dikujt qё ka punuar zbathur nё arё. Lёkura do tё jetё e butё, flokёt shpesh me onde dhe zakonisht me ngyrё tё celёt (edhe pse ju do të hasni një numër tё madh personave tё kёsaj shenjё zeshkan). Sytë e Peshqve janë të lëngshёm, me qepalla tё rёnda dhe plotë me drita të çuditshme. Shpesh, por jo gjithmonë, ata janë disi tё theksuar dhe jashtёzakonisht imponues. Sytë e disa Peshqve janë thjesht tё bukur. Nuk ka fjalë tё tjeta për ti përshkruar ato. Tiparet janë elastike dhe të lёvizshme dhe zakonisht ju do të gjeni më shumë shenja se rrudha. Pak Peshq janë të gjatë; trupat e Neptunit janë ndërtuar ndonjëherë jokёndshёm, por me hirin e tyre të jashtëzakonshёm, kjo rrallё ёshtё e dukshme. Ata duken sikur rreshkasin, nё vend qё tё ecin, si tё jenё duke notuar nëpër dhomë ose poshtë në rrugë. Ndonjёherë, ata janë vërtetë. Ku ёshtё uji? Mund të jetë diku pranë dhe Peshku tёrhiqet prej tij.

Njerёzit e shenjёs sё Peshqve, priren të mendojnë se ata mund të jetojnë përgjithmonë dhe ata shpesh veprojnë sikur ta besojnё kёtё verbёrisht. Peshqit tipik, zakonisht nuk kujdesen shumё pёr veten e vet. Shanset janë që ai tё harxhojё shumicën e energjisë së tij (dhe nuk ka shumë për të shpenzuar) duke ndihmuar të afërmit në vështirësi, ose duke u marrë me problemet e miqve. Kёto probleme mund tё jenё emocionale apo financiare, por gjithashtu ato mund tё jenё një shterim serioz pёr shëndetin e Peshqve, i cili rrallë ёshtё aq i fuqishёm, sa ti pёrballojё ato. Peshku duhet të ruajё energjinë e tij dhe të mos bie pre e lodhjes, vёshtirёsive dhe emergjencave të njerëzve të tjerë. Tё dobёt kur janё foshnje, rrallë tё fuqishёm kur janё fëmijë (nëse nuk ka një ndikim të fortë nga planeti Mars, në tabelën e lindjes), njerëzit e shenjёs sё Peshqve, duket se kanë metabolizёm tё ngadalshëm, e cila është arsyeja pse ata shpesh zgjohen me sy tё pёrgjumur dhe tё lodhur.

Të fundit