Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Everest HAXHI
Rreth 26 vite histori post-komuniste e Shqipërisë dhe gjendja e mjerueshme e shoqërisë dhe institucioneve shqiptare është ende çështje diskutimesh nga partnerët tanë strategjikë, fqinjët tanë mbështetës dhe organizatat integruese Euro-Atlantike.
Forcat politike aktuale, dhe sidomos ato me histori pluraliste, deri diku, kane dështuar të jenë promotorë të ndryshimit dhe të implementimit të reformave të domosdoshme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza 26 vjeçare e tranzicionit pa fund.
Mungesa e vizionit politik amalgamuar me korrupsionin e tejsakajshëm, drejtësinë e pa drejtë dhe zhbalancimin e pushteteve po e zhysin më thellë vendin në baltën e krimit, drogës , dhe mjerimit.
Në këto kushte, fakte të pa mohueshme të realitetit shqiptar, reformimi i partive politike për të adresuar situatën alarmante, duhet të bëhet prioritet. Situata e pa precedent e vendit kërkon zgjidhje të pa precedent, kërkon zgjidhje jo tradicionale dhe koalicione politike jo konvencionale.
Marrëveshja Rama-Basha ishte hapi i parë jo tradicional në këtë drejtim dhe u tregua qartë që të dy liderët politikë luftën politike nuk e kanë tashmë me njëri tjetrin, por e kanë me mungesën e institucioneve integruese, mungesën e një administrate të qëndrueshme apolitike, mungesën e seriozitetit me partnerët tanë strategjikë dhe korrupsionin galopant që është bërë mburojë e krimit të organizuar dhe drogës.
Të gjitha më sipër ishin kërkesat e Çadrës së lirisë apo Republikës së Re të promovuar nga lideri I Partisë Demokratike Lulzim Basha. Mbështetësit e PD dhe të gjithë atyre në çadër që çdo ditë përballeshin me realitetin e hidhur shqiptar, dhe me kurajë e me të drejtë protestonin për ndryshim, a kishin bërë ndonjëherë pyetjen, se ikja e Ramës a do të ishte vallë alternativë fituese?
Kush do të fitonte? Çfarë do të fitonin? A mos vallë problemet dhe hallet e 'çadruesve', apo dhe të githë shoqërisë shqiptare do të zhdukeshin si me magji me ikjen e Ramës? Cili do të ishte “End game” i forcës politike që ata mbështesnin? Kënaqësia e fitores imagjinuar si një vend pune në administratë deri sa kohë forca politike të jetë në pushtet nuk është reale. Është një makth 4 vjeçar që kur i vjen fundi është më i tmerrshëm se gëzimi i fitores!
Fituesit e vërtetë do të ishin një grusht politikanësh që për hir të konjukturave politike do emëroheshin dhe fillonin vjeljen e fruteve të pushtetit pa u shqetësuar për idelet e çadrës apo të Republikës së Re.
Basha dhe Rama e kanë kuptuar këtë! U desh ndërhyrja perëndimore për t'ua bërë akoma më të qartë! Opozita e re do të jetë klasa politike me sistemin! Deri në konsolidimin e sistemit, konsolidimin e shtetit dhe administratës shtetërore apolitike, për hir të Shqipërisë dhe Shqiptarëve duhet konsensusi mbarë politik, duhen koalicione jo tradicionale për të bërë shtet dhe shkëputur njëherë dhe përgjithmonë nga perversiteti periodik katër apo tetë vjeçar.
Edi Rama në përfundim të zgjedhjeve falenderoi Lulëzim Bashën që vendosi Shqipërinë mbi interesat e ngushta politike. Ky është modeli i liderit perendimor, dhe ky duhet të jetë modeli i liderit të një force politike progresiste.
Lufta që po i bëhet sot Lulzim Bashës brenda partisë është luftë interesash të ngushta personale. Është lufta midis së vjetrës politike, që për 26 vite me rradhë dështoi për ta nxjerrë Shqipërinë nga skamja dhe mjerimi, dhe së resë progresive që ka kuptuar së fundmi se Shqipëria dhe intersat kombëtare janë mbi PD-në dhe mbi çdo forcë politike. Së fundmi, liderët e forcave më të mëdha politike kuptuan që interesi imediat i forcave politike që përfaqësojnë nuk është tepsia, por shteti i kosoliduar, administrata, reformimi i gjyqësorit dhe balanca e drejtë e pushteteve. Për këtë ata janë të gatshëm të dalin nga kornizat partiake dhe të ofrojnë zgjidhje reale.
Të gjithë kundërshtarët e Bashës flasin që Basha shkatërroi PD-në, shkatërroi partinë që ata deri tani e mbanin gjoja me thonj. Shumë flasin me një gjuhë vulgare që nuk tregon tjetër veçse mungesë alternative nga ana e tyre. Deri tani askush nuk ka folur se çfarë do të bëjë për Shqipërinë dhe Shqiptarët, por me fraza shabllone dhe të thata pretendojnë se do udhëheqin partinë për implementuar idealet e Dhjetorit. Cilat janë idealet e Dhjetorit? Shqipëria apo Partia?
Çfarë bënë këta Dhjetoristë sa herë PD ka dalë në opozitë dhe mijra mbështetës janë hedhur rrugëve të papërfaqësuar dhe me pasigurinë e jetës së tyre dhe familjeve të tyre? Çfarë bënë këta baballarë dhe nëna të PD-së kur imponuan, ju lutën dhe mbështetën Z. Basha të merrte drejtimin e PD-së dhe mbështetësit e 'alternativës Olldashi' u shpallën armiq brenda partisë dhe u zhveshën nga të gjitha funksionet organizative?
Zoti Basha duhet të vazhdojë të drejtojë Partinë Demokratike. Humbja e thellë e kësaj partive nuk është vetëm përgjegjësi e tij. Përgjegjësia është te 26 vjet tranzicion pa fund, dhe strukturë partiake e centralizuar dhe me funksionarë pa vision dhe pa ide. Funksionarë që kënaqeshin vetëm me lidershipin autoritar të liderit dhe nuk guxonin dhe as merrnin mundimin të ofronin ide të reja drejtimi në parti.
Përgjegjësia është te ish ministrant e pasur të PD-së që pensionin e tyre dhe të fëmijëve të tyre e kanë siguruar duke luajtur me militantët e thjeshtë. Përgjegjësia është te gjithë drejtorët e drejtorive që vodhën 8 vjet me rradhë gjatë qeverisjes së PD dhe që tani janë rreshtuar të gjithë në Listën Anti-Basha. Përgjësia është te ata që e duan partinë vetëm për të përmbushur një ambicje të munguar politike pa dalë në planin e shtetit dhe të ardhmërisë së Shqipërisë.
Lulzim Basha me vendosjen e Shqipërisë mbi interesat partiake tregoi që po tenton te formatohet jo vetëm si politikan, por edhe si burrë shteti. Ky është modeli që i mungon Shqipërisë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38