Flash News

KRYESORE

Pse e refuzoi Arben Imami ofertën e Lulzim Bashës

Pse e refuzoi Arben Imami ofertën e Lulzim Bashës

Kryetari demokrat Lulzim Basha zgjodhi Arben Imamin si anëtar të grupit të punës që do të ngrihet në PD për ndryshimet statusore në këtë forcë politike.

Mirëpo, ish-deputeti demokrat e refuzoi ofertën e kryedemokratit. Në një deklaratë për median, pas mbledhjes së kryesisë së PS-së Imami u shpreh se nuk është personi i duhur për t’u marrë me grupe pune. “Unë nuk përfaqësoj askënd nga ata që kanë shfaqur ide statusore. Mendoj se duhet një proces i ri politik”, u shpreh ndër të tjera Imami.

Më tej ish-deputeti demokrat shtoi se në PD ka shumë probleme, të cilat duhet të zgjidhen brenda kësaj force poltike, ku të ketë përfaqësim të drejtë.

Të fundit