Flash News

KRYESORE

Pse e refuzoi Hazard PSG-në? E shpjegon vetë belgu

Pse e refuzoi Hazard PSG-në? E shpjegon vetë belgu

Eden Hazard në një intervistë të fundit ka zbuluar se ka qenë shumë pranë PSG-së, kur ka qenë pjesë e Chelsea. Belgu mund të shkonte sa herë të donte në Paris, pork a ëndërruar gjithmonë kalimin te Real Madrid, aty ku luan sot.

Një arsye është sepse, para se të transferohej në Londër, Hazard luante për Lille. Pra, duke qenë një ish i kësaj skuadre, ai nuk mund të bënte “tradhtinë” e kalimit në Paris.

“Parisienët janë përpjekur shpesh që të më bindin, por kam qenë gjithmonë kundër rikthimit në Francë. Nëse kthehem një ditë, mund ta bëj vetëm për ish-skuadrën time, Lille. Gjithmonë i kam thënë jo PSG.

Hazard deri tani nuk ka bindur në "Santiago Bernabeu" dhe të gjithë po presin që ai të bëhet pasues i legjendës Cristiano Ronaldo. Problemi i tij nuk është sasia e driblimeve apo teknika që shfaq në fushë, por golat. Ndoshta asnjë lojtar nuk mund të jetë aq prodhimtar sa portugezi.

Të fundit