‘Pse e zgjat kot Rama shkarkimin?!’ Reagon sërish Presidenca: Meta ushtari i parë në mbrojtje të Kushtetutës

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, përmes një statusi në Facebook i është përgjigjur reagimit të nënkryetarit të PD-së Edi Paloka.

 “Pse e zgjat kot Rama shkarkimin e Presidentit?! Eksperiencen e 30 qershorit e ke, prit sa te dali Meta nga zyra, shkallmo deren e zyres dhe e zgjidh problemin”-shkruan Paloka në Facebook.

Ndërsa Blushi, si përgjigje thekson se presidenti Ilir Meta, ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një ushtar i bindur në mbrojtje të Kushtetutës së vendit.