Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
*Nga Ekrem SPAHIU
Në 92 vjetorin e Mbretërisë Shqiptare dhe në kontekst të zhvillimeve të sotme shqiptare, në mënyrë legjitime mund të shtrohet pyetja: pse Mbretëria Shqiptare u njoh menjëherë nga aleatët natyralë të Shqipërisë?
Në këto 108 vjet të shtetit shqiptar, spektri qeverisës i Shqipërisë në momente të veçanta ka qenë i paqëndrueshëm, madje dhe ka munguar plotësisht. Shqipëria provoi një qeverisje rreth njëvjeçare të themeluesit të saj Ismail Qemalit, që ndërkombëtarët e pasuan me një qeveri gjashtëmujore të një princi joshqiptar të përzgjedhur prej tyre. Në Luftën e Parë Botërore Shqipëria u gjet pa qeveri kombëtare. Qeveria disa mujore e Fan Nolit pothuajse nuk u njoh ndërkombëtarisht. Në Luftën e Dytë Botërore Shqipëria u gjet përsëri pa qeveri kombëtare. Qeveria e diktaturës komuniste 45 vjeçare u njoh vetëm nga vendet komuniste dhe, formalisht, edhe nga pak vende perëndimore, por asnjëherë nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
Përkundër, qeveria disavjeçare e Ahmet Zogut si kryeministër e president dhe Mbretëria 11 vjeçare Shqiptare u njohën nga të gjitha shtetet perëndimore, më së pari nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
Njohja e shteteve është një ndër elementët më të rëndësishëm që përcakton vetē ekzistencën e shtetit si subjekt i njohur i të drejtës ndērkombëtare. Në këtë kuadër, njohja ndërkombëtare e qeverisë plotëson njohjen e shtetit dhe e jetëson atë. Njohja ndërkombëtare e shtetit kushtëzohet nga pranimi i të drejtës së një populli të ketë shtet. Njohja ndërkombëtare e një qeverie kushtëzohet nga shkalla e legjitimitetit të saj për të përfaqësuar shtetin.
Shteti mund të funksionojë edhe pa njohje, por një shtet i tillë ose e ka jetën të shkurtër, ose shndërrohet në diktaturë. Përvoja e Shqipërisë e konfirmon plotësisht këtë përfundim.
Të gjitha vendet e Ballkanit midis dy luftrave ishin monarki, përveç Shqipërisë. Si të tilla ato përfaqësonin më mirë dhe përcillnin më me efektivitet interesat kombëtare të vendeve të tyre. Mbretërit përfaqësonin gjithë kombin në krahasim me politikanët që përfaqësonin vetëm forcën e tyre politike. Mbretërit ofrojnë përfaqësim afatgjatë, jo interesa afatshkurtra siç përfaqësojnë politikanët. Mbretëritë, duke qëndruar mbi politikën, sigurojnë stabilitet politik duke i dhënë të drejtën një figure qendrore të ndërhyjë për të mos e lënë vendin të bjerë në kaos politik. Politikanët bëjnë premtime për vendin të cilat të nesërmen i kompromentojnë, ndërsa mbretëria nuk është e interesuar të zhvleftësojë veten.
Shqipëria e vitit 1928 kishte ardhur në një domosdoshmëri të tillë. Pas vitit 1914, deri në Kongresin e Lushnjes, Shqipëria ishte pothuajse pa qeveri dhe kombi pa një shtet amë. Kjo do të sillte pasoja të rënda kombëtare për shtetin dhe kombin shqiptar deri në rrezikun e vënies në pikëpyetje të ekzistencës së tyre. Do të ishte kryesisht për meritë të filozofisë politike të Presidentit amerikan Uillson që Shqipëria shpëtoi pa u goditur deri në shpërbërje.
Një Shqipëri e shpërbërë do të ishte goditje fatale për kombin shqiptar. Një Shqipëri e shpërbërë do të ndryshonte gjithashtu të gjitha balancat gjeopolitike në Ballkan. Në këto kushte, Shqipëria e shqiptarët shpëtoheshin vetëm nga një dorë e fortë e centralizuar. Nga një Shqipëri e centralizuar lehtësohej dhe Ballkani, madje edhe Europa nga një konflikt të cilit nuk i dihej fundi.
Në funksion të këtyre imperativave gjeopolitikë e kombëtare, si dhe në respekt të vlerave e kritereve për njohje ndërkombëtare, Mbretëria Shqiptare u njoh nga një numër relativisht i madh shtetesh për kohën. Por shumë më e rëndësishme se sa numri, është fakti që Mbretëria Shqiptare u njoh nga të gjitha shtetet me histori të gjatë demokratike të cilat si kriter themelor kanë legjitimitetin. Ndërkohë, Europa ishte shumë e interesuar për një Ballkan të qëndrueshëm dhe, në këtë mes, edhe për një Shqipëri të qëndrueshme. Në këtë kuadër, do të ishte e rrezikshme që një vend me histori dhe përkatësí natyrale europiane siç ishte Shqipëria, të pushtohej nga bolshevizmi.
Në këto kushte kombëtare dhe ndërkombëtare, Mbretëria ishte alternativa më e mirë e mundshme për të zgjidhur jo vetëm ngërçin kombëtar shqiptar, por edhe problemin ndërkombëtar që mund të shkaktonte shthurja e Shqipërisë. Ishin pikërisht këto domosdoshmëri të kohës që përbënë bazën e njohjes ndërkombëtare të Mbretërisë. Ajo u njoh menjëherë nga aleatët natyralë të saj. Italia ishte e para që e njohu Mbretërinë Shqiptare. Brenda muajit shtator kur ajo u shpall, u njoh zyrtarisht nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria e Gjermania. Sigurisht ishte një sukses diplomatik që u njoh edhe nga Greqia, Franca, Jugosllavia, Bullgaria, Rumania, Spanja e deri edhe Uruguaji, Japonia, Lituania, etj.
Një njohës dhe pjesmarrës aktiv në zhvillimet politike në Shqipërinë të atyre kohëve, Eqrem bej Vlora, vlerësonte se: “Në këtë botë egoiste askush nuk të dhuron gjë badihava. Ahmet Zogu e ka merituar suksesin e tij me vështirësitë, mundimet dhe rreziqet që iu desh të përballojë”.
Nga letër këmbimet për njohjet e Mbretërisë Shqiptare, po pasqyrojmë vetëm atë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Mbreti Zog i drejtohet Presidentit të SHBA - Calvin Coolidge dhe të Ministrit të Jashtëm Amerikan Frank B. Kellogg.
875.91 /280 : Telegram
The Secretary of State to the Minister in Albania (Hart)
WASHINGTON, September 12, 1928 - 5 p.m
- Your No. 58, September 6, 11 a.m., and Department's 30, September 5, 6 p.m. Upon receipt of this telegram please address a note in the following terms to the Minister for Foreign Affairs:
"My Government has taken note of the action of the Constituent Assembly of Albania in changing the form of the government of Albania to that of a constitutional monarchy and in proclaiming President Ahmed Zogu ‘Zog First, King of the Albanians.' I now take pleasure in informing Your Excellency, under instructions from my Government, that the Government of the United States extends recognition to the Kingdom of Albania, it being understood that the exchange of notes of June 22, 1922, between the United States and Albania 7 and the provisions of Albanian law enacted in pursuance therewith will continue in force."
The following telegram is being sent today by the President to the King of the Albanians :
"It is with pleasure that I extend to Your Majesty and to the people of Albania congratulations on the occasion of your accession to the throne. The American people join with me in expressing best wishes for Your Majesty's good health and happiness and for the prosperity of Albania."
The Department will communicate with you later concerning new letters of credence.
KELLOGG
Sekretari i Shtetit për Ministrin në Shqipëri (Hart)
Uashington 12 Shtator 1928
Sapo të merrni këtë telegram lutem adresoni një notë për Ministrin e Punëve të Jashtme me përmbajtjen si më poshtë:
“Qeveria ime ka marrë shënim veprimin e Asamblesë Kushtetuese të Shqipërisë për ndryshimin e formës së qeverisë së Shqipërisë në atë të një monarkie kushtetuese dhe shpalljen e Presidentit Ahmed Zogu, 'Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve”.
Tani kam kënaqësinë të informoj Shkëlqesinë Tuaj, sipas udhëzimeve nga Qeveria ime, se Qeveria e Shteteve të Bashkuara i jep njohje Mbretërisë së Shqipërisë, duke kuptuar me këtë se shkëmbimi i notave të 22 qershorit 1922, midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe dispozitat e ligjit shqiptar të dekretuara në zbatim të tij, do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.
Telegrami i mëposhtëm është dërguar sot nga Presidenti për Mbretin e Shqiptarëve:
“Është kënaqësia ime t'ju çoj Madhërisë Tuaj dhe popullit të Shqipërisë urimet me rastin e ardhjes tuaj në fron. Populli Amerikan bashkohet me mua për të shprehur urimet më të mira për shëndet të mirë dhe lumturinë e Madhërisë suaj dhe për prosperitetin e Shqipërisë”.
Departamenti do të komunikojë me ju më vonë lidhur me letrat e reja kredenciale.
Kellogg
875.001Zog/19 : Telegram
King Zog to President Coolidge
TIRANA, September 14, 1928 - 1 p.m.
Deeply moved by the congratulations and the good wishes Your Excellency has so kindly expressed on the occasion of my accession to the throne of Albania, I hasten to present to you the assurance of my most profound gratitude for this act of cordial friendship toward my person and for the Albanian people.
On this occasion it is a pleasure for me to convey to you an expression of the sentiments of gratitude which my people continue to cherish toward the noble people of the United States for the humane assistance which they gave through the medium of the American Red Cross to my people at a critical time.
Furthermore, the Albanian people are most grateful for the generous hospitality which the great Republic of the United States so liberally extends to the Albanians in the United States, thus bestowing upon them the benefits of American culture and welfare.
Please accept, Excellency, my most sincere good wishes for your happiness and for the greater prosperity of the noble people of the United States.
ZOG
Telegrami i Mbretit Zog për Presidentin Coolidge
Tiranë, 14 Shtator 1928
Thellësisht i emocionuar nga urimet dhe dëshirat e mira që Shkëlqesia Juaj ka shprehur kaq mirësisht me rastin e ardhjes time në fronin e Shqipërisë, unë nxitem t'ju paraqes sigurimet e mirënjohjes time më të thellë për këtë akt të miqësisë së përzemërt ndaj meje personalisht dhe për popullin shqiptar.
Me këtë rast, është kënaqësi për mua t'ju transmetoj shprehjen e ndjenjave të mirënjohjes, të cilat populli im vijon të ushqejë ndaj popullit fisnik të Shteteve të Bashkuara për asistencën humane që dhanë përmes Kryqit të Kuq Amerikan për popullin tim në një kohë kritike.
Për më shumë akoma, populli shqiptar është tepër mirënjohës për mikpritjen bujare që Republika madhështore e Shteteve të Bashkuara iu dha kaq lirshëm shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, duke iu ofruar atyre përfitimet e kulturës dhe mirëqënies amerikane.
Pranoni, ju lutem, Shkëlqesi, urimet e mija më të sinqerta për lumturinë tuaj dhe për prosperitet më të madh të popullit fisnik të Shteteve të Bashkuara.
ZOG
*ish deputet & kryetar i PLL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38