Flash News

KRYESORE

Pse është i rëndësishëm kontrolli i syve tek fëmijët, sidomos tani që ka nisur shkolla

Kjo është java e parë që ka nisur shkolla në vendin tonë edhe pse në kushte jo të zakonshme për shkak të pandemisë. Mësimi po bëhet me turne dhe me klasa që i përshtaten disatncimit fizik. Duke qenë se shkolla ka rifilluar dhe nxënësit vijnë nga një periudhë e gjatë e të mësuarit online, kujdesi për sytë është jetik. Nëse ende nuk i keni kryer kontrollin për shikimin fëmijëve tuaj, ju ftojmë të lexoni disa fakte të cilat do t`ju bëjnë të kuptoni rëndësinë e tij: Duke filluar nga ekzaminimi i strukturave të jashtme të syrit, ekzaminimi i retinës dhe nervit optik e deri tek përcaktimi i lenteve të përshtatshme në bazë të moshës dhe specifikave të tjera. 80% e asaj çka fëmijët mësojnë në vitet e para të shkollës është vizuale. Çka do të thotë se mësim-nxënia e tyre lidhet drejtpërdrejtë me shikimin. Miopia është një nga problematikat më të hasura tek fëmijët. Fëmijët me prindër që kanë miopi kanë risk më të lartë për të qenë miop. *Në Dr.TomOptics keni mundësinë të rezervoni vizitë të specializuar për shikimin e fëmijëve tuaj nga mjeku okulist Dr.Tomi Petri.

Të fundit