Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Pse është zhvëndosur në Kosovë? Flori Mumajesi tregon të vërtetën
Flori Mumajesi ka filluar jetësën në Kosovë dhe që prej këtij vendimi dhe pas ndarjes së bujshme nga Elvana Gjata, mediat aludojnë se cila mund të jetë historia e vërtetë e kantautorit. Shpesh herë është përfolur për një marrdhënie me moderatoren Liberta Spahiu por asnjëri nuk doli hapur për këtë çështje.
Flori, për herë të parë pas zhvendosjes në Kosovë, ka treguar pse e mori këtë vendim të papritur.
I ftuar në rubrikën “Për drekë me mua”, në “E diela shqiptare”, së bashku me Eni Ҫobanin dhe Arbi Maznikun, gjatë drekës, Flori konfirmoi transferimin në Kosovë:
“Po, jam transferuar në Kosovë”,- tha ai pas pyetjes së nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Mazniku. Por dietologia Blerina Bombaj nuk e la me kaq informacionin e Florit dhe e pyeti se cila ishte arsyeja e vërtetë e largimit të tij në Kosovë: “Po ja, bëj ndonjë ҫikë muzikë…” – ia ktheu ai me të qeshur, përgjigje e cila sërish nuk e kënaqi Blerinën, kështu që e bëri Florin të shtonte edhe se “po mësoj edhe dialektet e ndryshme, po shijoj ushqime të tjera” – vijoi ai si për t’iu shmangur ngacmimeve: “Po jo vetëm për këto. Në Kosovë ka edhe vajza shumë të bukura….” – e ngacmoi edhe një herë tjetër Blerina. Duke konfirmuar, Flori tha se është e vërtetë që në Kosovë ka vajza shumë të bukura. Ndryshe nga vajzat e Shqipërisë, ku ka gjithashtu vajza shumë të bukura, në Kosovë “janë më shtatlarta, kanë tipare më të theksuara, mollëza e vetulla më të theksuara…”
Nëse përballë do ishin dy vajza, njëra nga Shqipëria e tjetra nga Kosova, shtatlartësia e vajzave të Kosovës do të binte në sy, thekson Flori më tej. Kë po përshkruante ai?