Flash News

KRYESORE

Pse iu refuzua azili në Suedi Marjo Majollarit, avokati i përlotur tregon shkakun

Pse iu refuzua azili në Suedi Marjo Majollarit, avokati i përlotur

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Marjo Majollarit, një ngjarje që preku zemrat e të gjithë atyre që mësuan historinë e trishto dhe fatkeqe të këtij 28-vjeçari.

I riu, i njohur si djali i mirë dhe punëtor, pagoi me jetë hesapet e vjetra të babait, ndonëse ky i fundit e kishte braktisur që kur ishte vetëm 2 vjeç.

Një nga pikat që është diskutuar së tepërmi ka qenë fakti se Marjo sapo ishte kthyer nga Suedia, nga ky kishte kërkuar azil politik, si i kërcënuar nga gjakmarrja, pasi i ati, Avni Majollari kishte kryer dy vrasje në vitin 2000.

Avokati i tij në Suedi, Maravgo Staifo ka treguar detaje të reja për këtë çështje. Në një intervistë për emisionin “Kjo javë” në ‘News 24’, avokati në një moment është prekur nga vrasja e Marios dhe është përlotur.

“E takova në 2016-ës dhe kërkonte azil politik në Suedi. Pavarësisht kësaj, autoritetet nuk e besuan kërcënimin dhe nuk i dhanë mbrojtje në Suedi. Kërkesa e Marios u shqyrtua nga disa gjykata, por shkak për anulimin e vendimit për t’i dhënë atij statusin si azilant ishte fakti se në shtetin shqiptar Marjo nuk kishte çdo lloj aplikimi për mbrojtje. Ndaj, Suedia besoi se autoritetet shqiptare i japin mbrojtje nga gjakmarrja”, u shpreh avokati, ndërsa ka treguar se lajmin e keq e kishte mësuar nga mediat.

Të fundit