Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dejan Iliç
Tashmë e harruam: vetëm para një jave Serbia ishte buzë luftës. Kujtojmë: policia kosovare të martën e kaluar herët në mëngjes, në territorin nën kontrollin e saj në Veri të Kosovës, kreu një aksion brutal të panevojshëm, akt të cilit regjimi i këtushëm iu përgjigj me ngritjen e gatishmërisë luftarake dhe lëvizjen e njësive të armatosura drejt kufirit. Vëzhguesit e interesuar atë ditë, tashmë atë 28 majin 2019 të largët, krahas një vargu lajmesh për aksionet e policisë në Kosovë, si dhe mbi të shtënat me armë në Zubin Potok, patën shansin unik të ndjekin direkt edhe rrjedhën e mendimeve të individëve nga të cilët varej në mënyrë ekskluzive fakti nëse Serbia vërtetë do të hyjë në luftë: me këtë „në njëfarë mënyre“ u përputh edhe fakti se ky individ, bash në kohën e arrestimeve në Veri të Kosovës, paraqiste në parlament një Raport (e dimë mirë, gjithsesi, nuk pati kurrfarë raportimi në këtë rast), pikërisht për Kosovën.
Deri në fund të asaj dite, tensioni u fashit, të nesërmen për këtë ngjarje flitej si për një të shkruar të largët, ndërsa një javë më vonë- e harruam. Ndërkohë ia behu Raporti (negativ) i Komisionit Europian dhe nën hijen e tij u zhduk gjithçka në lidhje me atë raportin tjetër (për Kosovën). Kësaj jave do të vijë diçka tjetër. Sikur jetojmë në një tortë me shtresa- një shtresë luftë, një shtresë argëtim (i kryeministres).
Të gjitha i dimë- as është çështja e Kosovës më e rëndësishmja për Serbinë, dhe as këtij regjimit tonë vendas nuk i duhet zënë besë për asgjë. Kësisoj, për ngjarjet dhe dukuritë e së martës së kaluar mund të themi si ishin thjeshtë perde tymi. E për pasojë për perdet e tymit nuk duhet të frikësohemi. Por gjithsesi, le ta kujtojmë se disa orë atë të martë në mëngjez patëm frikë. Përse? Përgjigja është e thjeshtë: sepse kemi të bëjmë me individë që njëherë e një kohë i patën vënë në jetë kërcënimet e tyre luftarake (dhe kriminale). Sado që të përpiqemi si kolektiv politik që këtë ta shtyjmë thellë dhe (të bëjmë sikur) ta harrojmë, në raste të tilla si puna e javës së kaluar, kujtimet për vitet nëntëdhjetë u aktivizuan në kapacitetin e tyre të plotë politik. Dhe ky kapacitet dhe thelbi i aktivizimit të tij është- prodhimi i frikës. Për pasojë, krahas klientelizmit të njohur, në formulën e mbajtjes së pushtetit të regjimit ekzistues duhet të përfshihet edhe faktori i frikës.
Ka shumë arsye të flitet më lehtë mbi klientelizmin e rrjeteve në themelet e rendit (të ri) të Serbisë sesa për frikën. Këto arsye janë të natyrës morale. Klientelizmi është korruptiv në kuptimin se ai i prish njerëzit. Por masa e prishjes është- le ta themi kështu- moralisht deri diku e durueshme. Të jesh bashkëpunues me këtë regjim nuk do të thotë detyrimisht t'u biesh kokës njerëzve. Ose sëpaku kjo nuk është qartësisht e dukshme në shikim të parë. Nëse pranojmë se pranimi i këtij regjimi në një masë të mirë vjen nga frika, dhe jo vetëm nga përfitimi material vetjak të një numuri (jo të vogël) banorësh të Serbisë, duhet të shpjegojmë se prej nga vjen kjo frikë. Dhe nëse vërtetë duam t’i përgjigjemi seriozisht kësaj pyetjeje, në mënyrë të pashmangshme kthehemi te krimet e viteve nëntëdhjetë (dhe të luftës) të regjimit të vjetër. Sikur të mos ishin ato vite, sot nuk do të ekzistonte frika nga sjellja e të njëjtëve aktorë.
Turpi i pranimit të faktit se u frikësohemi njerëzve që udhëheqin sot Serbinë është i dyfishtë. I pari, na bën ne politikë dhe jo vetëm burracakë politikë. Me fjalë të tjera, duke e pranuar se kemi frikë, pranojmë në njëfarë mënyre se jemi të gatshëm të heqim dorë nga lufta për atë që është e drejtë, sepse frikësohemi nga pasojat e mundshme. Nuk është e këndshme ta dish se e ke në vetvete këtë. Megjithatë këtu gjendet pakëndshmëria më e madhe. Ne e dimë se kjo frikë është e justifikuar sepse e dimë se janë të njejtë aktorë që nxitën dhe mbështetën krimet masive të viteve nëntëdhjetë. Nëse nuk kemi marrë pjesë direkt në to, atëherë, sëpaku më vonë i kemi kundërshtuar ose kemi heshtur: me to edhe e të bashkësia politike, si pjesmarrës kolektiv. Kur ndonjë pjestar i regjimit të sotëm vringëllon armët, sado që kjo të duket budallallëk, ne kemi arsye të mjaftueshme për t'u frikësuar, sepse e dimë se një herë ka pas ndodhur një gjë e tillë, megjithëse kjo tani është e pakuptimtë.
Por, për këto arsye të frikës së justifikueshme, në pjesën më të madhe të opinionit publik heshtet me këmbëngulje. Nëse nuk pranohen këto arsye, atëherë pranohen krimet e viteve nëntëdhjetë. Nëse nuk pranohen, mbetet një frikë e dukshme por e pashpejgueshme. Gjë e cila gjithashtu provokon njëfarë pakëndshmërie morale. Rrugëdalja gjendet te harresa. Nuk kujtojmë më nga frika që na shkaktoi e marta e kaluar, sikurse medemek kemi harruar gjithçka nga vitet nëntëdhjetë.
Nuk ka arsye që këtu tani të konkludojmë mbi të gjithë arsyet e mira për masat dhe instrumentat e së drejtës së tranzicionit (që nga gjyqet dhe deri te lustracioni). Përkundrazi, pikërisht për faktin se banorët e Serbisë në një masë të madhe kanë vendosur në mënyrë të vetëdijshme se e drejta e tranzicionit si koncept nuk është zgjedhje e mirë, pajtohemi me atë që regjimi aktual në fuqi vazhdon të luajë me frikën e „pabazuar“ në çdo situatë të re krize. (Për këtë, për regjimin, kriza nuk është ajo që kërcënon banorët e Serbisë; përkundrazi, ky regjim e sheh krizën vetëm atëherë kur rrezikohet fuqia e tij). Regjimi do të kërcënojë, e ne do ta dimë se këto kërcënime nuk janë boshe, megjithëse edhe më tej do të vazhdojmë të refuzojmë për të artikuluar qartazi dhe ta pranojmë atë që e bën të besueshëm. Pra, në vend të keqardhjes që e drejta e tranzicionit nuk po realizohet megjithëse, edhe sot e kësaj dite e shohim se, kanë ekzistuar arsye të mira për këtë, mund të fillojmë nga ajo ndjesia se jemi nën kërcënim të vazhdueshëm dhe se është më mirë që edhe më tej (me arsye të mira dhe të paartikuluara) të frikësohemi ose më mirë të themi se edhe përkundër frikës (së justifikuar) të heqim nga pushteti ata që na frikësojnë pa ndërprerje. Me fjalë të tjera: a duam ta mposhtim frikën tonë (dhe pakëndshmërinë morale që vjen së bashku me të), apo do të frikësohemi përherë?
*Portali Peshçanik
**Dejan Iliç (lindur në vitin 1965, Zemun), redaktor dhe botues i shtëpisë botuese FABRIKA LIBRAVE dhe i revistës REÇ (FJALA). Është diplomuar në Fakultetin Filozofik në Beograd dhe ka magjistruar për studimet mes lidhjeve të të gjinisë dhe kulturës në Universitetin e Europës Qendrore në Budapest dhe ka marrë gradën doktor në të njejtin Universitet në degën për studimin e lidhjeve të gjinisë. Ka publikuar një përmbledhje esesh „tetë shikime e gjysëm nga mirëkuptimi“ (2008), „E drejta e tranzicionit dhe interpretimi i letërsisë, shembulli serb“ (2011, „Shkolla për historitë pesëparëshe: propozime për një kurikulum ndryshe“ (2016), „Dy fytyrat e patriotizmit“ (2016)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38