Flash News

KRYESORE

Pse konsumimi i arrave është i rëndësishëm për shëndetin e njeriut

Pse konsumimi i arrave është i rëndësishëm për

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e frutave të thata, e sidomos e arrave, përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kardiovaskulare. Si një nga burimet më të mira të acideve yndyrore omega 3, arra mund të quhet ushqim për trupin dhe trurin.

Një grusht arra në ditë na siguron lëndët ushqyese të rëndësishme për shëndetin në përgjithësi. Përveç acideve yndyrore omega 3, një grusht me arra siguron 4 gramë proteina dhe 2 gramë fibra, lëndë ushqyese këto që rrisin ndjesinë e ngopjes. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i magnezit dhe fosforit, që forcojnë kockat.

Arrat nuk përdoren vetëm për ëmbëlsira, por mund të përdoren në gatime të ndryshme, si antipasta, supë me mish, sallata etj.

Ajo daton që në vitin 10.000 para erës së re. Grekët dhe romakët e lashtë e kanë përdorur si bimë mjekësore për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.

Arrat për nga forma janë të njëjtë me trurin, dhe konsiderohen si ushqimi më i mirë për këtë organ. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se arrat ulin rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të alcajmerit.

Të fundit