All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Pse Kosova nuk merr pjesë në Eurovizion?

Pse Kosova nuk merr pjesë në Eurovizion?
‘Të bashkojë popujt e kontinentit të vjetër përmes muzikës’, me këtë qëllim u krijua para 63 vitesh festivali evropian i muzikës “Eurovision”. Shqipëria është pjesë e këtij festivali prej 14 vitesh tashmë, ku e para që shkeli skenën e këtij festivali ishte Anjeza Shahini. Por Kosova nuk është ende pjesë e këtij festivali. Të paktën jo deri sa ajo të jetë pjesë e ITU-së apo Këshillit Evropian. Magazina.al, ka kontaktuar me EBU-në, por përgjigja ka qenë e njëjta që është dhënë prej vitesh:

“Pjesëmarrja në festivalin e këngës “Eurovision” është e kufizuar vetëm për Anëtarët e EBU-së ose për bashkëpunëtorët e ngushtë të ftuar. Kosova nuk i plotëson kriteret për të qenë  Anëtare ose bashkëpunëtore e EBU-së”, ka thënë zyrtari i lartë për komunikim me publikun Dave Godman.

Sipas Godman, që Kosova të bëhet anëtare në EBU duhet paraprakisht të bëhet anëtare e ITU-së ose Këshillit të Evropës. Magazina.al shkruan se arsyeja që po e mban jashtë Kosovën është krejtësisht politike, pasi EBU ka frikë që me pranimin e Kosovës mund të largohen shtetet si Serbia, Spanja apo Rusia, që vijojnë të mohojnë shtetin e Kosovës.

Të fundit