Flash News

KRYESORE

Pse kruhesh... shoku Kryeministër?

Pse kruhesh... shoku Kryeministër?

Zef Zefi

1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, "gju më gju me popull" në Lezhë, para tre vjetësh, në ditët më të lumtura të krenarizmit të vet, kur kryerilindasi po "bënte shtet" thërret mirditasin; "Hajde këtu, ti! Pse flet nga vendi?". Mirditasi zbaton urdhërin. Kryeministri e pyet me nenqeshje dhe ironi, siç di vetëm ai, duke i shtrirë mikrofonin. "Fol këtu, or ti. Nga je ti, ku e ke shpinë?". Fshatari i tregon fshatin. "Më thuaj adresën. Ke apo s'ke adresë ti? Ndryshe, po s'pate adresë si mund të gjej unë-shteti ty?

Bash kur kryekrenaristi po bënte gati dorën për t'ja puthur, fshatari ia pret me të njëjtën lakoni e kortezi: "or ti kryeministër, shteti e di mirë adresën time, ndryshe nuk do të mbërrinin faturat...e pagesave". Meqënëse lakonia e mirditasit i'a plasi ironisë së tij, nënqeshja e kryeministrit u konvertua në një buzëqeshje të terratisur...

2-Afro dy vjet më vonë, prapë me duar të lagura nga puthjet e tapimarrësve, kryekrenaristi thërret postribasin: "hajde këtu ti, more. Mos fol prej andej!". I shtrin mikrofonin. "Fol këtu, ça ke për të thanë. Që jam burrë i mirë e di. Këtë ma the." Postribasi përsëriti: "Je burrë i mirë". "Këtë e mora vesh se jam burrë i mirë-gulçoi sikletshëm ironia e k/ministrit, për t'ja kaluar ironisë së fshatarit-na thuaj ndonjë gjë tjetër".

Atëherë, postribasi që s'ishte trembur prej komunistëve, jo më prej komunist-ucave i bëri një pyetje të thjeshtë dhe të sikletshme, sidomos për ata që kurohen për psikopatologji kronike: "Pse kruhesh, pse djersit?". K/ministri, nga shkodrani, maksimumi mund të priste ndonjë ironi të hollë a elegante, po jo grusht turinjve.

”Kush more, unë kruhem?”. "Po. Sa herë flet Saliu, ti djersit, kruhesh. Kruan kryet, b..., qafën...ça ke?”

 

Të fundit