Flash News

KRYESORE

Pse Le Pen mund të zgjidhjet sot presidente e Francës, ky është grupi që mund të përcaktojë votimet

Pse Le Pen mund të zgjidhjet sot presidente e Francës, ky

Francezët i janë drejtuar sot kutive të votimeve për të zgjedhur presidentin e ri dhe sondazhet parashikojnë një fitore të thellë me 62% të Emmanuel Macron përballë Marine Le Pen me 38%.

Por shumë analistë kërkojnë që sondazhet të mos merren shumë në konsideratë që pas zgjedhjeve në SHBA, atje ku Donald Trump theu çdo pritshmëri.

Por a ka shanse Le Pen të përmbysë rezultatin në favor të saj? Ka një të dhënë nga raundi i parë presidencial që i jep radikales së djathtë avantazhin përballë liberalit Macron.

21% e të rinjve nga mosha 18-24 vjeç votuan për Le Pen në raundin e parë, ndërsa vetëm 18% e kësaj grupmoshe zgjodhën Macron. Sipas mediave franceze, tek të rinjtë po shtohen ndjenjat kundër të huajve për arsye të rritjes së papunësië dhe emigrantët shihen gjithnjë si shkaktarë të prishjes së tregut të punës dhe të konkurrencës.

Mbështetja e kësaj grupmoshe mund të jetë deçizive në përcaktimin e presidentit të ri të Francës dhe kushdo që do të zgjidhet prej tyre do të sjelljë me vete ndryshime të mëdha jo vetëm në aspektin kombëtar, por për të gjithë Europën.

Të fundit