Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Pse Lefter Koka s’ishte në mbledhjen e LSI, Malltezi: Hall i madh e ka zënë, i thashë pendohu 14 muaj më parë
Ditën e djeshme, LSI iu përgjigj propozimit të kreut të PD, Lulzim Basha për djegien e mandateve, si mesazh i qartë i ardhur nga protesta e së shtunës.
Por, i vetmi deputet që nuk mori pjesë në mbledhje, e konfirmuar edhe nga kryetarja Monika kryemadhi, ishte Lefter Koka.
Deri tani nuk ka asnjë reagim nga deputeti Koka, por anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi shkruan në rrjetet sociale se cili është shkaku i këtij vendimi.
Sipas tij, ka të bëjë më aferën e inceneratorëve, për të cilën ka firmosur edhe Lefter Koka dhe se tani "po hedh vallen e Ramës".
“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë “Pendohu, bëhu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale të inceneratorëve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro POR Teri ka firmos për ketë aferë dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës. 14 muaj që qeveria i fshihet debatit për inceneratorët! Çfarë halli i madh i ka zanë?”, shkruan Malltezi.