Flash News

OP-ED

Pse ligjërimi i Donald Trump funksionon kaq mirë

Pse ligjërimi i Donald Trump funksionon kaq mirë

The Economist

Eshtë e lehtë të bësh shaka me mënyrën se si Donald Trump e përdor gjuhën angleze. Tweets-at e tij kanë tendencë të ndjekin të njëjtën strukturë: dy deklarime të shkurtra, pastaj një fjalë ose emotikone dhe një pikëçuditëse. (Më 12 qershor, pas incidentit të Orlandos: "Duhet të jemi të mençur!"). Ai shpik pseudonime lojcake për kundërshtarët e tij (Marko i vogël, Ted Rrenacaku, Hillary Korruptivja). Fjalori i tij është tokësor: "Superliga", për të përshkruar se si ai do t’i bëjë gjërat, ose "schlonged", për dikë të rrahur keq. Gjatë fushatës primary, banalitetet e tij u kritikuan aq shumë, sa ai premtoi të ndalonte (dhe e bëri në të vërtetë).

Si u bë ky njeri kandidati presidencial i partisë së Abraham Lincoln-it? Ai duhet të jetë duke bërë diçka si duhet: në fund të fundit, gjuha është pothuajse gjithçka një politikan ka në dorë për të ushtruar ndikim (shtrëngimet e duarve dhe përqafimet mënjanë). Diçka rreth mënyrës se si ai flet dhe shkruan i la në stol politikanët më me përvojë.

Së pari, ai nuk e ndërlikon. Gazetarët nganjëherë i sulmojnë politikanët me gjuhë të thjeshtë; madje shkojnë aq larg sa të përdorin një metodë që përdoret për të vlerësuar vështirësinë e një fragmenti leximi për fëmijë në shkollat ​​amerikane. Këta kritikë thonë se z. Trump "përdor gjuhën e thjeshtë të një dhjetëvjeçari". Por testimi i nivelit të leximit "Flesch-Kincaid" mat vetëm gjatësinë e fjalive dhe fjalëve dhe nuk thotë asgjë për përmbajtjen. Në rastin më të keq, ajo mat pikërisht gjënë e gabuar në fjalimin politik: fjalitë e shkurtra që përmbajnë fjalë të zakonshme janë, një gjë e mirë. "Asnjëherë mos përdorni një fjali të gjatë, nëse një e shkurtër e bën punën", shkruante Orwell në "Politika dhe Gjuha Angleze". Thjeshtësia nuk është marrëzi; duke e bërë gjuhën të lehtë për tu kapur, është thelbësore për ta bërë atë tërheqëse. Studime të panumërta psikologjike kanë treguar se ajo që është e lehtë për t’u përpunuar shihet si më e vërtetë. "Do të ndërtoj një mur të madh dhe të bukur dhe Meksika do të paguajë për të", mund të jetë e papërshtatshme, por është e lehtë të kuptohet dhe truri i njeriut, në dobësinë e tij, i pëlqen gjërat e lehta.

Një tjetër taktikë e Trump është përsëritja. Kjo, gjithashtu, mund të shihet gabimisht si fëminore. Z. Trump shpesh thotë saktësisht të njëjtën gjë disa herë radhazi në një mënyrë të papërpunuar, si një goditje me çekiç. Por, në një veshje më të sofistikuar, përsëritja është një mjet i nderuar retorik. Mark Antoni përsëriste me sarkazëm talljen se Bruti është "një njeri i nderuar" pasi Bruti vrau ​​Çezarin. Winston Churchill e rreshtoi Britaninë për luftë me: "Ne do të luftojmë në plazhe, ne do të luftojmë në vendet e zbarkimit, ne do të luftojmë në fusha dhe në rrugë ...". Dhe përsëritja më e dashur retorike e shekullit 20 është refreni i madh "Unë kam një ëndërr…. ". Z. Trump sigurisht nuk është Martin Luther King, por ai di se si të lërë një audiencë me atë që ai tha në mendje.

Megjithatë, mënyra më efektive me të cilën zoti Trump josh audiencën e tij është ndoshta më e thjeshta: ai nuk mban fjalime. Në vend të kësaj, ai flet. (Vetëm rrallë, kur ai e kupton se goja e tij mund ta fusë në telashe - si në fjalimin e tij të parë pas masakrës së Orlandos – ai i dorëzohet një teleprompteri.) Madje as që duket se ai nuk ka një "fjalim të parapërgatitur". Gazetarët e mërzitur që ndjekin kandidatët e zakonshëm e dinë se, edhe pse flasin pa shënime, politikanët ‘ringrohin’ të njëjtën gjellë qytet pas qyteti. Z. Trump, siç u tha më lart, përsërit shumë fraza. Por, ai gjithashtu me të vërtetë flet jashtë skemës, duke shmangur standardin e zakonshëm të klisheve të lustruara, gjë që e bën atë interesant për gazetarët. Një fjalim i Trump-it mund të bëjë lajme. Kjo është ajo që ndodhi kur një zgjatje e vogël e planifikuar për një rast mashtrimi krijoi një polemikë: Z. Trump tronditi kur tha se gjyqtari që do jepte vendimin kundër tij ishte në konflikt për shkak se ai ishte "meksikan" (në të vërtetë një i lindur në Amerikë nga prindër meksikanë).

Kjo cilësi joskematike është e fuqishme. Edhe një argument i vlefshëm dobësohet nëse duket i konservuar. Edhe një person i pavlefshëm duket më i fortë nëse duket spontan, veçanërisht ndaj votuesve të lodhur nga politikanët profesionistë. Kjo zbulon një avantazh dyfish të rrezikshëm për rregullat e famshme të Orwell për një gjuhë të qartë dhe të sinqertë. Një lider i sinqertë do të bënte mirë të thoshte fjalë dhe fjali të shkurtra dhe konkrete, për të shmangur klishetë, siç këshillon Orwell. Por, edhe një demagog mund t'i përdorë këto mjete. Orwell besonte në fuqinë talismanike të gjuhës së qartë për të bërë gënjeshtrat dhe gjuhën e përçartur të thjeshtë. Por disa votues nuk mund ta dallojnë një gënjeshtër dhe të tjerë duan të dëgjojnë gjëra të tmerrshme. Nëse ka mjaftueshëm votues të tillë, atëherë një trajtim relativizues i fakteve, një gjuhë bordelloje ndaj kundërshtarëve dhe një stil demotik që të lë gojëhapur, përbëjnë një koktej të rrezikshëm.

 

 

Të fundit