Flash News

KRYESORE

“Pse ma keni hequr KEMP-in? Jo ne, e ka bërë 'sistemi'!”

“Pse ma keni hequr KEMP-in? Jo ne, e ka bërë

Që nga janari i këtij viti, qeveria shqiptare u ka hequr përkrahjen sociale qindra familjeve në gjithë Shqipërinë. Të mbetur pa asnjë të ardhur, qytetarët kërkojnë zgjidhje për situatën. Deputetja demokrate e Vlorës, Nada Meçorapaj në një reagim në ‘facebook’ ka rrëfyer se shumë familje në Vlorë jetojnë në kushte të mjerueshme, tashmë akoma më keq, pa përkrahje ekonomike.

Reagimi i Nada Meçorapaj:

Të dashur vlonjatë: shumë bashkëqytetarë tuaj, që jetojnë nën kufijtë e varfërisë, kanë marrë edhe një goditje tjetër të padrejtë dhe të pavend. Disa prej tyre më kanë shkruar dhe më janë ankuar për faktin se u kanë hequr KEMP-in dhe u kanë ndërprerë ndihmën ekonomike.

Kur shkojnë dhe pyesin pranë institucioneve përgjegjëse u thonë: iu ka skualifikuar sistemi! Sistemi duhet të ketë 'porosi partie' sepse ka skualifikuar vetëm familje dhe individë me bindje apo lidhje të djathta.

Familja Grabovaj, e përbërë prej 4 personash me aftësi të kufizuara, është një ndër të skualifikuarat nga 'sistemi'. Dy prej pjestarëve, Marselës dhe Eltonit, ua kanë hequr KEMP-in duke i lënë në kushte shumë të vështira jetese dhe pa asnjë përkrahje.

Persona të tjerë të cilëve u kanë hequr KEMP-in janë: Ervis Braçaj; Elxhiano Bubeqi; Jolanda Kaso; Kastriot Çaushaj; Mirvjen Azizaj; Bledar Muço.

Persona të cilëve u është ndërprerë ndihma ekonomike: Anastasia e Stefan Naço; Jorgo Grekaj; Dhurata Besimaj; Besnik Resuli, Bashkime Nuhaj, etj.

Dua të shtoj dy gjëra, që mua më duken të rëndësishme: varfëria dhe fatkeqësia nuk njeh dhe as nuk sheh ngjyra partiake. Trajtoni njëlloj njerëzit në nevojë! Ata që janë njëlloj në sytë e Zotit dhe ligjit, duhet të jenë të tillë edhe në sytë e njeriut dhe të 'sistemit' 

E dyta, një bolier dushi apo televizor, nuk të bën automatikisht familje në 'gjendje ekonomike të kënaqshme' . Ligji që thotë se nëse ke pajisje të tilla nuk përfiton ndihmë, është një idiotësi e hartuar në zyra nga njerëz që e njohin Shqipërinë nga televizori. 

Ftoj të gjithë ata të cilëve, padrejtësisht, u është hequr KEMP-i apo ndihma ekonomike, të më kontaktojnë mua, deputetët e tjerë, pavarësisht nëse na e keni dhënë ose jo votën.

Të fundit