Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Gentian Gaba
Të gjithë ata që të hënën e nisën me pyetjen “Cili do të jetë skandali i radhës?”, nuk pritën gjatë për ta zbuluar. Pas Çyrbes, Ballës, Rrahjes, përsëri Ballës, kemi një rikthim te ministri Xhafaj nëpërmjet çështjes “Babale”. Ndonëse çështja, në thelb, ka konfliktin e interesit të ministrit të Brendshëm, përfshirja e vëllait të titullarit paragjykon çdo centimetër të hapësirës institucionale që Xhafa zotëron, nuancat që ka marrë janë ato të një lufte politike me mjete të tjera; për të cilat jemi njohur në çdo dekikë të zhvillimeve mediatike.
Nën trysninë e akuzave, audiove dhe videove, Rama u përpoq të luante sërishmi rolin e prestigjatorit duarshpejtë; duke i rrotulluar sa majtas dhe djathtas, nxorri dy ‘letra’ për të spostuar gjetkë vëmendjen e qytetarëve. ‘Letra e parë’ është ajo e lojrave të fatit. Pasi “marrëzia” nuk gjeti fund mandatin e parë, madje u përhap në mënyre endemike në çdo hap të qendrave të banuara; e jo më larg se në muajn korrik u propozua një ulje taksash për industrinë e bixhozit, këtë javë Rama vendosi të mbyllë të gjithë aktivitetin e lojërave të fatit brenda 31 dhjetorit. ‘Letra e dytë’ mori trjatën e ligjit anti-shpifje; që bashkë me vëmendjen, do të largojë nga oborri i mazhorancës gjithë ata që ndër vite kanë folur për aviona me drogë, veturën ‘Audi’, kushërinj e vëllezër ministrash, emra të ndryshuar politikanësh, dhe andralla të ngjashme që i kanë prishur terezinë Kryeministrit.
Një qepenë e hekurt mbi një politikan që në dukje nuk pranon shpifjen, por nxjerr ekspertizën e një zëri në 48 orë, ndërsa, laboatorit te i cili u dërguan audio e vëllait të Xhafajt, iu deshën të paktën dy mua për të thënë “Pjo”. Megjithatë, një tjetër javë u mbyll, dhe në dukje Rama është në zbatim të adaxhios së vjetër që në “politikë ajo që ka rëndësi është të mbijetosh deri të premten mbasdite”. Gjetjet mbi lojrat e fatit dhe “paketën anti-shpifje” do të funksionojnë për disa ditë si placebo për plagët e “Rilindjes”; por, asi i vërtetë nën mëngën e e mazhorancës është një tjetër. Një letër që hedh prej kohësh mbi tryezat e shqiptarëve, dhe e ka emrin opozitë. Është një vjershë e vjetër që të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës përsërisin përmendësh kur dalin nëpër media, të reja e të vjetra, rresht pas rreshti, me zellin e një nxënësi që mëson përmendësh: Nuk bëhet kështu opozita; kemi qenë edhe ne opozitë por nuk kemi bërë kështu; opozita në krahë të krimit; nuk keni program; nuk keni skuadër; nuk keni ide; Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë; PD është aset kombëtar; opozita po pengon integrimin; dhe, qershia mbi tortat e të gjitha krizave të pesë viteve të fundit, “fajin e ka Saliu”.
Të gjithë me dorën në zemër sepse kundërshtri i tyre politik, nuk është në rrugën e duhur për t’i rrëzuar. Me tone paternaliste, apo matriarkale kur flasim për matronat e PS-së, japin sugjerime për mënyrën se si opozita duhet të bëjë punën e saj, pra sesi ata do të donin që të ishte armiku i tyre politik. Por, pse mazhorancës i dhimbset opozita? Pse një force politike që ka si qëllim të fitojë zgjedhjet dhe të qeverisë, kërkon që kundërshtari të jetë më i fortë? Kërkojnë që të dalin në opozitë sa më parë? Duan të humbasin privilegjet e fituara bash me pushtetin? Apo duan të shpikin nga e para ligjësitë e pushtetit, e të mësojnë antagonistët sesi t’i mundin? Sigurisht pëgjigjet janë të gjitha “Jo”. Çdo forcë politike do të donte vetëm dhe vetëm një gjë, një kundërshtar të dobët, që nuk e shqetëson dhe nuk e pengon në fitoren e ardhshme elektorale. Për këtë arsye, e gjithë retorika e “opozitës së dobët” që del nga mazhoranca dhe obortarrët e saj është thjeshtë një vegjë komunikimi për të spostuar debatin te kundërshtari.
Hipokrizia e të kërkuarit një ekip nga opozita, kur nga ana tjetër ka vetëm një politikan që drejton një tufë kartonash që ngrihen, edhe kur në sallën e Parlamentit shkelet Kushtetuta, si në rastin e Teatrit Kombëtar. Është hipokrite t’i kërkosh një program opozitës, dhe vetë të kesh ardhur në pushtet pa asnjë të tillë. Po aq hipokrite është të thuash që opozita përdor krimin, kur vëllai i atij që shqipëron këto fjalë, përbri me një partner ndërkombëtar, është pas hekurave në një shtet aleat. Është e gjitha një hipokrizi e madhe, pas së cilës fshihet një strategji e vjetër po aq sa politika, ajo që sugjeron se “mbrojtja më e mirë është sulmi”. Një sulm kundër gjithë atyre gjërave që prej një viti po mbajnë peng vendin. Tahiri, Habilajt, Xhafa, Çyrbet e me radhë. Një luftë që e ka lënë vendin pa qeverisje, pa ndarje pushtetesh, pa program për të ardhmen ekonomike, pa invesitme të huaja, dhe, me shumë gjasa, edhe këtë verë, pa Integrim Europian. Pra, ndryshe nga ç’thotë mazhoranca, ky bilanc tregon diçka krejt tjetër; që nuk jemi përballë një opozite të dobët, por të një Kryeministri të tillë. Të cilit jo vetëm nuk i dhimbset opozita, por as Shqipëria.