Flash News

KRYESORE

Pse Meghan Markle u përpoq të përshtatej shpejt me jetën mbretërore

Sophie, Kontesha e Wessex, ka folur mbi përpjekjet e Meghan Markle për t’u përshtatur me vëmendjen e madhe, duke lënë të kuptohet se pse ajo mund të ketë luftuar për diçka të tillë. Duke folur për revistën “The Sunday Times”, kontesha tha se ishte e lumtur që kishte shijuar një miqësi të gjatë me djalin e Mbretëreshës përpara se të martoheshin në 1999.

"Mos harroni që unë kisha pesë vjet kohë për t'u përshtatur me jetën mbretërore,"- është shprehur kontesha.

Ajo theksoi faktin se sa kohë mund t'i duhet vërtetë dikujt për të qenë pjesë e familjes mbretërore, për më tepër kur nuk vjen nga një familje mbretërore, gjë që Meghan nuk e ka bërë.

Kontesha tha: "Ne të gjithë përpiqemi të ndihmojmë çdo anëtar të ri të familjes."

Të fundit