Flash News

KRYESORE

Pse Meta heziton të firmos dekretin për kreun e ri të SHISH?

Pse Meta heziton të firmos dekretin për kreun e ri të SHISH?

Që prej gati një muaji tashmë në zyrën e Presidentit Ilir Meta është emri i Helidon Bendos, si propozim i kryeministrit për kreun e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror. Emri i Bendos ju paraqit Metës nga kreu i qeverisë Rama krahas letrave të dorëheqjes së Visho Ajazit.

Presidenti firmosi shkarkimin e Ajazit nga detyra ndërkohë që nuk ka ndërmarr asnjë lëvizje për propozimin e ardhur. Kreu i SHISH është një propozim që duhet të shkojnë në parlament me konsensus të Presidentit dhe kryeministrit dhe me sa duket ky është shkaku që emri i Bendos vijon të jetë ende në sirtarët e kreut të shtetit.

Meta nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me propozimin e Ramës por duket se qëndrimin e tij ai ka zgjedhur ta jap me heshtje. Kreu i shtetit ju rikthye sot dekreteve ku, me propozim të Ramës, shkarkoi Leonard Demin nga posti ambasadorit të Shqipërisë në NATO, vendin e tij do e zërë Visho Ajazi, por nuk dekretoi sërish emrin e Bendos.

Hezitimi i Metës ndoshta vjen për shkak të refuzimit që Rama i bëri duke e propzuar i vetëm emrin e kreut të ri të SHISH. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë fati i propozimit të Helidon Bendos por ajo që dihet deri më tani është se një nga institucionet e sigurisë në vend vijon të jetë pa drejtues.

Të fundit