Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vincent Van Gerven Oei
Tashmë është bërë rrugë. Sa herë që Edi Rama ka nevojë për mbështetje, pasi dalin prova të reja se qeveria e tij ka mbrojtur në mënyrë strategjike dhe direkte kultivimin dhe trafikimin e drogës, shfaqet gjithmonë në skenë një lajkatar i huaj për ta mbrojtur.
Çuditërisht, kohët e fundit të gjithë kalorësit e tij mbrojtës vijnë nga kabineti i ish-Kryeministrit Tony Blair.
Në fund të korrikut, kur Rama zhvillonte fushatën e tij personale në Facebook kundër zyrtarëve “abuzivë” të administratës, ish kuruesi i imazhit të Toni Blerit, Alister Kampbell botoi një artikull në blogun e tij për mrekullinë e të bërit joga në sheshin Skenderbej. Pas tij, Denis MacShane në një artikull të botuar në Le Monde e lëvdoi Edi Ramën, duke e quajtur shpresën e demokracisë në Evropë.
Gjatë javëve të fundit, Rama është duke u përballur me faktin se ai e ka ditur prej kohe se ish-ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri ka qënë i përfshirë në trafikimin e drogës, dhe ai e ka mbrojtur duke e mohuar vazhdimisht përfshirjen e Policisë së Shtetit në veprimtari kriminale. Dokumentat e fundit të publikuara nga Exit.al tregojnë se është pothuajse e pamundur që Rama të mos ketë patur dijeni për veprimtarinë kriminale të Policisë së Shtetit dhe shefit të saj, Saimir Tahiri.
Këto zbulime të lidhjeve të qeverisë së tij me krimin e organizuar, sikurse dhe rritja alarmante e pranisë së krimit të organizuar shqiptar në disa prej vendeve të Evropës, çuan në një fushatë kundërsulmesh për të shpëtuar imazhin e Ramës, të drejtuar nga Alistair Kampbell, i cili vazhdon të paguhet nga Kryeministri Rama.
Si pjesë e kësja fushate, vetë Rama publikoi një opinion të tijin në gazetën Financial Times, në të cilin praktikisht ai u tha drejtuesve të BE-së se krimi shqiptar është problem i tyre.
Tani që drejtuesi i opozitës, Lulzim Basha, po ankohet hapur për antikushtetueshmërinë e vendimit të Ramës (i mbështetur nga BE dhe SHBA-të) për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm të përkohëshëm vetëm me votat e patisë së tij—me fjalë të tjera, për ta caktuar ai vetë Prokurorin e ri të Përgjithshëm—papritmas na del përpara një tjetër të ish-ministër britanik për Evropën, Doug Henderson, i cili i shqetësuar shkruan një artikull për EUReporter.
Njësoj si MacShane, i cili është i dënuar për mashtrim me fondet publike, edhe Henderson ka një histori mbifaturimesh ndaj taksapaguesve britanikë për shpenzimet e tij si deputet, duke pretenduar rreth 152 mijë paund shpenzime personale gjatë një viti të vetëm, përfshi 800 paund për biseda telefonike. Pasi ky fakt u bë publik, Hendersonit ju desh të dorëhiqej nga anëtar i parlamentit.
Pra, të gjithë këta persona ndajnë të njëjtën histori me Blair dhe Kampbell: nuk dinë asgjë për Shqipërinë dhe kanë pasur probleme abuzimi me fondet publike.
Në artikullin e tij, Henderson duket hapur i frymëzuar nga “letra personale jashtëzakonisht e sinqertë, drejtuar gjithë udhëheqësve të BE-së” e Edi Ramës e botuar në Financial Times.
Henderson perfirazon paragrafë të tërë të letrës. Për shembull, Rama shkruan në Financial Times:
Është me interes të kujtojmë se për 20 vjet baronët e drogës ishin në gjendje ta mbanin zonën përreth fshatit shqiptar të Lazaratit si strehë të sigurt të prodhimit dhe përpunimit të kanabisit, një zonë e ndaluar për policinë dhe autoritetet e tjera qeveritare.
Kaq i madh ishte ndikimi i tregtisë së drogës, saqë një kryeministër paraardhës i imi e pranoi se mosndërhyrja në këtë zonë ishte një “vendim i palëkundur politik” i tij. Qeveria ime e përmbysi këtë politikë në vitin 2014 dhe përmes një operacioni madhor policor e mbylli Lazaratin. Policia shkatërroi prodhim që përbënte afro një të katërtën e kanabisit të konfiskuar e shkatërruar në mbarë Shqipërinë gjatë atij viti. Ky ishte fillimi i luftës sonë kundër banditëve.
Kurse Henderson në EUReporter:
Rama bëri fushatë kundër kontrollit të fortë që trafikantët e drogës kishin mbi qeverinë dhe, më 2013, PS erdhi në pushtet. Ndër hapat e para që mori qeveria e re ishte një mësymje e madhe mbi fshatin jugor të Lazaratit, i cili, për gati një dekadë ishte njohur si “kryeqyteti evropian i kanabisit”. Prodhimi i kanabisit u ndalua, i cili kishte arritur në rreth 4,5 miliardë euro në vit.
E jashtëzakonshme, pasi deri në atë kohë Lazarati kishte qenë një zonë e “ndaluar” për policinë e shtetit.U raportua se kjo kishte ndodhur nën udhëzimet e paraardhësit të Edi Ramës si kryeministrit, drejtuesit të PD-së Sali Berisha. Në vitin 2014 ai e pranoi për median vendase se mos ndërhyrja në Lazarat ishte “vendim politik” personal i tij.
Pjesa tjetër e artikullit praktikisht nuk është asgjë më shumë se një pyetje gjigande retorike: Pse kjo opozitë po bllokon procesin e anëtarësimit në BE? Nënkuptimi është i qartë: sepse Edi Rama po lufton drogën dhe baronët e drogës.
Kjo vijë arsyetimi i jep opozitës një pushtet që në të vërtetë nuk e ka. Opozita është aktualisht tërësisht e parëndësishme në Kuvendin e Shqipërisë, ku Rama—me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-ve—mund të miratojë çdo ligj apo vendim që ai do.
Rama aktualisht ka shumicën absolute në Kuvend, ndaj çfarëdo qoftë kjo “rezistenca” e Bashës, ajo është një “luftë” në prapavijë që nuk ka asnjë ndikim të vërtetë në “shanset” e Shqipërisë me BE-në. Bashkëpunimi me opozitën nuk është një nga pesë prioritetet kyçe.
Ajo që Henderson nuk duket se kupton është se “rezistenca” e opozitës është thjesht drejtimi i gishtit tek ajo që duket: përfshirja e qeverisë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, zvarritja e procesit të reformës në drejtësi, sulmet ndaj medias, dhe raportimet ditore mbi keqadministrimin e fondeve publike.
Çdo mëngjes, opozita ka një bufe të tërë më skandale, të përgatitur nga vetë Edi Rama, nga të cilat mund të zgjedhë.
Henderson pretendon se opozita ka “nisur një fushatë propagande duke e pikturuar vendin e vet si të mbushur me drogë dhe të kontrolluar nga mafia”, por e vërteta e trishtë është se deklaratat e opozitës mbështetet në faktet e sjellë nga raportet ndërkombëtare si Interpol, Europol, dhe agjensi të tjera të policisë dhe shërbimeve inteligjente, të cilat gjenden lirisht në internet, dhe janë shpërndarë në të gjitha kryeqytetet e BE-së.
Por, ne e kuptojmë Hendersonin. Ai tani ka një punë, e cila ndryshe nga e para ia bën të pamundur pasurimin në kurriz të taksa-paguesve britanikë.
Pra kur Kampbell, të cilin Rama dikur e portretizonte si një Skënderbe me telefon në dorë, vjen me një zarf me paratë e Ramës—para të pastra, natyrisht, të lidhura fare me drogën—është e vështirë t'i thuhet jo.
*Exit.al. Një link te faqja këtu
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38