Flash News

KRYESORE

“Pse mora pjesë në protestë”, ish –drejtoresha e Tatimeve flet për herë të parë për largimin nga PS

“Pse mora pjesë në protestë”, ish –drejtoresha

Ish drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, e pozicionuar në këtë post nga kryeministri Edi Rama, ka folur për herë të parë për largimin e saj nga strukturat e PS.

Sot, Shehaj e cila ka lënë mënjanë politikën dhe është drejtuese në RTV Ora ka treguar në emisionin ‘Tempora’ se pse e mori këtë vendim dhe pse mori pjesë në protestën për teatrin. "Kam qenë e angazhuar që 15 vjeç në PS, ka qenë Ditmir Bushati personi që ka investuar që unë të vazhdoj më tej, nuk ishte Rama, të cilin e falënderoj për besimin që më dha për të drejtuar një institucion për 3 vjet dhe me çka po shoh sot kam bërë një punë modeste.

Por jam njeri i lirë. Nuk më largoi njeri, por ishte një vendim i imi për t’u larguar në një moment që nuk e gjeja më veten pjesë të atij ekipi.

Unë jam e majtë por nuk e kam votuar Erion Veliaj, sepse nuk pashë që kishte program, as platformë. Sa për zotin Rama e kam votuar me bindje se do bënte ndryshime. Veprimet që ndodhën për teatrin ishin totalisht të panevojshme për urgjencën për ta shembur duhet të ishin disa elementë minimalë si prokurim e tenderim për atë projekt dhe që nuk ka, aludim fondesh që nuk ka, nuk ka kompani për ndërtimin.

Për çfarë ishte e nevojshem gjithë ky nxitim, pra kjo është arsyeja pse isha unë në protestë”, tha Shehaj.

Të fundit