Flash News

KRYESORE

Pse mungoi Lori në ceremoninë e 50-vjetorit të babait të saj

Ditën e djeshme ishte ditëlindja e 50-të e Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Medias. Në nder të tij, mbrëmjen e djeshme u organizua një ceremoni festive me stafin e gjithë Top Medias. Festa u mbajt në ambientet e reja të Top Channel dhe ajo që ra në sy ishte mungesa e Lori Hoxhës, vajzës së madhe të familjes.

Prej disa ditësh, nëpërmjet postimeve të saj në rrjetet social kemi vënë re se ajo ndodhet në Londër. Lori, paraditen e sotme ka postuar sërish një video dhe shihet që është sërish në Londër.

Londra është dhe destinacioni i preferuar i familjes Hoxha, kryesisht i Sarës, e cila dhe emrin e djalit ja ka vënë "London".

Të fundit