Flash News

KRYESORE

Pse mungon Rama në konferencën e Merkel?

Pse mungon Rama në konferencën e Merkel?
Kancelaria Angela Merkel doli në një konferencë për shtyp, pas mbylljes së Samitit të Ballkanit Perëndimor, që u organizua në Poznan të Polonisë. Krah Merkelit u shfaq kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ndërkohë që mungonte homologu i tij shqiptar Edi Rama. Vendi i tij, u zëvendësua nga homologu Bullgar, Bojko Borisov. Shmangia e kryeministrit Rama mund të jetë një shenjë se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat as në Tetor, ndërkohë që Maqedonia e Veriut pritet të marrë ‘dritën jeshile’. Disa vende evropiane, si: Franca, Gjermania, Holanda dhe Belgjika kanë shfaqur rezerva për luftën e qeverisë shqiptarë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të fundit