Flash News

KRYESORE

Pse munguat në takimin anti-Basha? Ja si përgjigjet Jozefina Topalli

Pse munguat në takimin anti-Basha? Ja si përgjigjet Jozefina Topalli

Vetëm një ditë më parë kritikët e Lulzim Bashës zhvilluan një takim në Akademinë e Arteve, nga ku ra në sy mungesa e deputetes Jozefina Topalli një prej kritikeve më të ashpra të Bashës.

E ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” Topalli tha se është pjesë e frymës anti-Basha, por shmangu dy herë pyetjen e drejtpërdrejtë të gazetares për arsyen e mungesës në takim teksa tha se vetëngrirja e Bashës është e papranueshme.

“Jam në këtë frymë, nuk bie dakort që të them grupi anti-Basha. Ka ndodhur një gjë e madhe, vetëngrirja e kryetarit është e papranueshme dhe unë nuk mund të bëj sikur nuk ka ndodhur asgjë. Përpjekjet për ta vendosur në shina dhe për t’i qëndruar së vërtetës është gjëja më normale. Unë jo vetëm që kam një histori kritike të hershme dhe kam çuar një kërkesë për dorëheqjen e Bashës pas 25 qershorit.

Ata që bëjnë thirrje për dorëheqjen e Bashës e duan PD. Unë shkoj përtej asaj që nuk mora pjesë dje në takimin e anti-Basha” tha Topalli.

Të fundit