Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Marsel Lela
Akademia Suedeze ka nderuar me çmimin ‘Nobel’ autoren polake Olga Tokarzcuk dhe atë austriak Peter Handke. Për shkak të një skandali seksual këtë vit u ndanë dy çmime të tilla dhe shqiptarët ishin ‘mprehur’ që kësaj radhe shkrimtari ynë Ismail Kadare do 'ta sillte në shtëpi' ‘Nobelin’ e shumëpritur. Por duket se as ‘pushkalla me dy gryka’ nuk shprazi mirë për autorin e ‘Gjeneralit të ushtrisë së vdekur’, i përkthyer edhe në vietnamisht.
Lënia e Kadaresë për një kohe të gjatë në listën e kandidatëve për ‘Nobelin’ dhe dhënia e çmimit një shkrimtari që e adhuroi ‘kasapin’ e Ballkanit deri në vdekje, e largon, jo Kadarenë nga çmimi, por çmimin nga Kadare. Peter Handke ishte një përkrahës i madh i ish-Jugosllavisë, e cila u manifestua më pas me përkrahjen për serbët gjatë luftës në Ballkan në vitet '90. Kur Sllobodan Millosheviçi vdiq në vitin 2006, Handke mori pjesë në funeral, anipse ai akuzohej për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Ky admirim i shkrimtarit austriak ndaj Millosheviçit bie ndesh me misionin e Letërsisë që është, ndër shumë të tjerë, frymimi i lirisë përtej çdo barriere totalitare, etnike, racore etj. Nga ana e vet Kadare i ka shërbyer me anë të Letërsisë së tij, jo vetëm pasurimit të gjuhës, vlerave artistike dhe çështjeve kombëtare në Shqipëri e Kosovë, por edhe lirisë e demokracisë. Kadare e meriton dhe e ka merituar çmimin ‘Nobel’ prej kohësh. Çështja është, a e meriton çmimi ‘Nobel’ Kadarenë?
Pena e Kadaresë nuk i ka shërbyer vetëm Letërsisë vendase, por edhe asaj europiane dhe botërore. Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që nga viti 1996 anëtar i Akademisë Franceze, është vlerësuar me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në disa universitete, është nderuar me “Prix Mondial Cino Del Duca” në 1992-shin, çmimin ndërkombëtar “The Books International Man” në vitin 2005, çmimin ndërkombëtar “Princi i Asturias” në 2009-ën, Chevalier, Officier, “Commandeur de la Légion d’honneur”, në 2015, në 2019 çmimin “Pak Kyongni” në Korenë e Jugut, si dhe shumë ndere të tjera.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës, për shkak të universit letrar dhe artistik që përcjell Letërsia e tij. Disidenca ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri shprehet me anë të një fryme të mprehtë artistike në librat e shkrimtarit të botuara para '90-ës. Ndërsa Lëvizja demokratike në Shqipëri mori një shtysë të fortë si pasojë e ekzilit politik të Kadaresë në Francë në vitin 1990.
Letërsia europiane dhe ajo botërore përftuan vlera të jashtëzakonshme të kulturës shqiptare e rajonale nga proza e Kadaresë, nëpërmjet trajtimit që ai u ka bërë miteve dhe legjendave kombëtare e ballkanike.
Mund të shtojmë pafund nga ‘diamantet’ që Kadare ka vënë në kurorën e Letërsisë botërore, por megjithatë Akademia Suedeze, sërish e ka konsideruar të ‘padenjë’ për ta vlerësuar me çmimin më të madh në Letërsi. Europianët, aziatikët dhe hebrejtë e kanë nderuar shkrimtarin e madh shqiptar me çmime, por jo majtistët internacionalistë, progresistët ambjentalistë të Skandinavisë. Ata dolën nga kontroversilaitetii dhënies së cmimit të Letrave një kantautori, hynë në skandalin sekslualo-korruptiv të Akademisë suedeze dhe pas një viti 'brerjesh' shkaktuan një tjetër.
Sa kohë që shkrimtari austriak Peter Handke, e ka mohuar gjenocidin serb ndaj popullit të Kosovës, ka përkrahur totalitarizmin, ka kundërshtuar bombardimet e NATO-s mbi Serbinë që po e ‘grinte’ Kosovën, sërish në sytë e Akademisë Suedeze e ka merituar Nobelin, atëhere Nobeli nuk e meriton Kadarenë.
Sic nuk meriton as Philip Rothin, Margaret Atwood e të tjerë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38