Flash News

KRYESORE

Pse nuk duhet të kombinoni alkoolin me pije energjike

Pse nuk duhet të kombinoni alkoolin me pije energjike

Kombinimi i alkoolit me pije energjike mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Të rinjtë dhe adoleshentët konsumojnë shumë pije energjike teksa janë ulur duke shijuar bisedën me miqtë, e shpeshherë në mbrëmjet e festave i shoqërojnë ato edhe me alkool, duke e rritur edhe më shumë rrezikun. Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Sociale tek Universiteti i Miçiganit kanë zbuluar se është e rrezikshme përzierja e alkoolit me pijet që përmbajnë kafeinë.

E para është se kombinimi i pijeve energjike me alkoolin, largon aftësinë e trupit tonë për të kundërshtuar dëshirën për t’u dehur, duke rritur kështu mundësinë e abuzimit. Këta njerëz bëhen gjithashtu më agresivë dhe të tensionuar.

Adoleshentët duhet të kuptojnë se pijet energjike mund të shkaktojnë obezitet, presion të lartë të gjakut, takikardi dhe probleme të tjera shëndetësore. Rreziku dyfishohet nga përzierja e pijeve me alkoolin, ku trupit tonë mund t’i çaktivizohen sensorët që na ndalojnë ta teprojmë me pijen. Kur i kombinoni këto dy pije bashkë, ju merrni më shumë kalori dhe sheqer, duke çuar kështu në shtimin në peshë dhe rritjen e rrezikut për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.

Të fundit