Flash News

KRYESORE

Pse nuk fitoi Juventusi sot? E shpjegon shkurt vetë Sarri

Pse nuk fitoi Juventusi sot? E shpjegon shkurt vetë Sarri

Lecce sot ndali 1-1 Juventusin dhe Interi ka shans ta parakalojë skuadrën bardhezi. Cristiano Ronaldo nuk luajti titullar, por trajneri Maurizio Sarri nuk e sheh aty problemin.

"Duhej të ishim treguar më të kujdesshëm pas golit të Dybala. Mua m'u duk një ndeshje e mirë, por nuk kemi qenë të kthjellët para portës", tha tekniku pas ndeshjes për Sky Sport.

"Cristiano ishte i lodhur në aspektin psikologjik dhe mendoj nuk do të ishte rikuperuar plotësisht, po të kishte qenë në stol. Duhet ta linim të pushonte. Lëvizja e dorës e De Ligtit mua m'u duk natyrale. Me rregullat e reja është e pamundur për një mbrojtës t'i shmangë këto situata", shtoi Sarri.

Të fundit