Flash News

KRYESORE

Pse nuk pati ministra të LSI në Task Force? Përgjigjet Ledina Mandija

Pse nuk pati ministra të LSI në Task Force? Përgjigjet Ledina

Gazetari Lutfi Dervishi e ka 'ngacmuar' gjatë zv/kryeministren Mandija në lidhje me mungesën e ministrave teknikë në Task Forcen e kryesura pej saj, por sidomos në lidhje me faktin se u krijua përshtypja sikur zyrtarët e goditur ishin të gjithë të LSI.

Dervishi: Por, por fakti është që asnjëri prej tyre nuk ka qenë në Task Forcë.

Mandija: …madje, madje, bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë gjatë procesit të monitorimit. Por në Task Forcë janë përfshirë ministra, të cilët kanë patur lidhje me zgjedhjet e më përparshme, ose kur procesi është afektuar nga përfshirja e mësuesve në fushatë elektorale apo nga përdorimi i fondeve financiare, apo edhe nga çështjet e policisë së shtetit, përfshirjes së policisë në fushatë zgjedhore, në mbështetje të subjekteve elektorale apo bashkëpunim me elementë kriminalë. Pra, probleme të ngritura më parë. Kështu që në këtë kuptim, ministrat të cilët përbëjnë TASK Forcën janë, kryesisht ministra të Arsimit, të Financës, të Drejtësisë, të brendshëm, të Mbrojtjes, janë dy ministra shteti dhe është drejtori i DAP dhe drejtori i parandalimit të pastrimit të parave…

Dervishi: Po, por këtu ka edhe ministra, që jo domosdoshmërisht i shkojnë arsyetimit që ju po thoni, psh ministri i Shtetit për Çështjet vendore, nuk është se ka ndonjë administratë nën kontroll, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin. Dikush, me të drejtë mund të pyesë: pse këto ministra dhe jo një ministër i LSi-së?

Mandija: Duke patur parasysh që monitorimi shkonte edhe në administratën e bashkive, në këtë kuadër është përfshirë edhe ministri i Çështjeve vendore, po ashtu përsa i përket marrëdhënieve me Parlamentin, duke patur parasysh kopetencat që ushtron kjo ministre, është kërkuar që të ishte pjesë e kësaj Task Force. Në fakt është konsultuar me ekspertë të OSBE-së, dhe në asnjë rast nuk është propozuar që mund të ishte edhe një ministër tjetër. Në momentin që do të ishte propozuar me patjetër që mund të ishte kushdo, qoftë ministrja e integrimit Gjosha, për të cilën kam shumë respekt, ashtu edhe ministrat e tjerë të cilët i respektoj.

Dervishi: Nga rezultatet konkrete dhe nga komunikimet që ju keni bërë u krijua një perceptim që TASK Forca, është aty për të spastruar zyrtarë në administratën publike që vinin nga LSi. Është një perceptim që nuk u krijua nga asgjëja.

Mandija: Kjo nuk është e vërtetë. Kjo nuk është e vërtetë. Unë e kam thënë edhe në deklaratat e tjera që unë kam bërë. Ndoshta media ka bërë punën e saj, sepse ministrat kanë përdorur strategjinë që çdo rast të abuzimit të administratës në fushatë elektorale, ta denonconin, ta tregonin në TV, dhe kjo është bërë në media dhe kjo është bërë që në një farë mënyre të stoponin pjesën tjetër të administratës të përfshihej në fushatë elektorale dhe kjo ka patur efektin e saj pozitiv. Ndoshta nga disa të tjerë është lexuar sikur po bëhet nami, po dëmtohet me dashje administrata dhe sidomos për disa figura që i përkisnin LSi-së. nuk ka patur një ndarje të tillë. Ne ishim aty për të krijuar kushte të drejta dhe të barabarta, për të gjitha focat politike.

Të fundit