Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në fillimet e procesit hetimor, kishte një entuziazëm të madh për të dekriptuar mesazhet e Saimir Tahirit, i cili fliste nga pozita mikse. Herë si i braktisur nga Rama, herë si viktimë, herë si posedues i çelësave të sekreteve të mëdha që mund të merrnin me vete këdo. Dhe në fakt, kjo e bënte të dukej edhe më i fuqishëm, ashtu i rrëzuar nga karrigia dhe nën hetim, se sa kur ishte ministër. Më misterioz, dhe më interesant në publik.
Mesazhet e Tahirit shkonin direkt për Ramën, pasi ai përdorte fjalët që kryeministri i ka në zhargonin e njohur. 'Nuk keni parë gjë akoma', u shpreh një rast ish-ministri, apo akoma më shumë kishte parasysh shefin e tij, kur përdori fjalinë 'nuk ka bir kurve…'. Kaq mjaftoi që në Tiranë të ngrihej e të ushqehej çdo ditë një mit, që Tahiri e ka në dorë Ramën, ndaj ai po ia garanton lirinë e paprekshmërinë. Se, po foli Tahiri, bie Rama, i merr të gjithë me vete.
Mirëpo procesi vijonte e Tahiri s’po fliste kurrë. Tani që erdhi dosja në Gjykatë, mundësia e ndëshkimit për ish-ministrin është bërë më konkrete. Ashtu siç nga ana tjetër, është edhe më konkrete mundësia e rënies së çështjes, e rrëzimit të akuzës. Ai është i pandehur për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal. Akuza shumë të rënda, siç u shpreh ai vetë, të ngjashme me ato për Aldo Baren.
Edhe sot, Tahiri emetoi mesazhe të koduara. “Nuk është e kollajtë të jem unë kurban!”, -tha ai. Por duket qartë se ka rënë dëshira e zjarrtë për t’i përkthyer ato. Dy janë arsyet ndoshta. Ose Tahiri nuk ka shumë gjëra për Ramën, ose shefi i Rilindjes ka ndryshuar taktikë, duke e kaluar tashmë ai ushtrimin e presionit në drejtim të Tahirit. Në fakt, kështu si janë punët e drejtësisë sot, vetëm një ndërhyrje shumë e fuqishme si ajo e kryeministrit mund ta bëjë Tahirin të jetë i qetë para gjykimit, para vendimit të drejtësisë. Gjykatësit që janë para vettingut, një proces që po dëshmohet si i kontrolluar politikisht, i kanë mprehur shumë shqisat dhe receptorët për të kapur porositë.
Ndoshta Rama po kërkon t’i thotë Tahirit, se tashmë ai e ka në dorë. Në pozita pak më të dobësuara ndërkohë, edhe për faktin se deri tani Tahiri asnjëherë nuk vuri në përdorim asnjë prej kartave të tij nën mëngë, sërish ish-ministri edhe sot nxiti ca kujtesa për Ramën.
Ai e përfshiu ish-shefin e tij, kur tha se në këto 28 vite, qeveritarët kanë vjedhur dhe kanë vrarë në këtë vend. Tani se në cilën kategori e futi Ramën, kjo merret me mend. Po në asnjërën prej tyre, nuk duket se del mirë. Ish-ministri përdori sot një term të Ramës, kur u shpreh se ai është sërish ministri kampion. Tahiri tha se është aty, pra nën akuzë, prej politikës. Nuk tha prej opozitës, por prej politikës, duke përfshirë këtu partinë e tij, dhe qeverinë. Pati edhe kërcënime më të drejtpërdrejta, të tipit 'po vjen momenti që do të flas unë'.
Gjithkush e di se Tahiri ka në dorë të dëmtojë Ramën, dhe shumë fort, nëse do të vijë puna të hakmerret. Ish-ministri çdo herë që kërcënon, pa dashje vihet në pozita sërish të vështira, jo vetëm morale, po ndoshta edhe juridike. Sepse ai lë të kuptojë se ka dijeni për krime apo afera të rënda, çka përbën dijeni për shkelje të ligjit. Sigurisht, përpara parimeve dhe detyrimit publik e qytetar, ai do të ndjekë interesin e tij. Dhe çelësi i sekreteve i duhet në radhë të parë për fatin personal.
Por ai po e kupton se mesazhet e tij të kriptuara po zbehen sa më shumë koha kalon. Ndoshta ka ardhur momenti që Tahiri të hedhë diçka në lojë, që të merret seriozisht. Përndryshe, duhet të presë më i qetë nëse do të jetë apo jo, ai Kurbani, edhe pse sot e mohoi, duke huazuar kështu të famshmin titull të librit të Edi Ramës.
Nëse Tahiri rrezikon përpara drejtësisë, ai të paktën e ka në dorë të mos rrezikojë të bëhet jointeresant në publik, me mesazhet e fshehta, që nuk po marrin asnjëherë forcën dhe përkthimin e duhur.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38