Flash News

KRYESORE

Pse nuk testohen të gjithë ata që dyshohet se janë të prekur me Covid-19? Rama: Do ndjekim shembullin e Zvicrës

Pse nuk testohen të gjithë ata që dyshohet se janë të

Kryeministri Edi Rama ka prekur sërish një nga debatet e ditëve të fundit në vend, ndërsa Shqipëria vazhdon të konfirmojë çdo ditë të prekur me Covid-19.

I pyetur se pse nuk testohen të gjithë ata që dyshohet se janë të prekur në një intervistë për ‘Neës 24’, Rama tha se ky është një debat botëror dhe se Shqipëria është në anën e atyre vendeve dërmuese që aplikojnë testin vetëm për rastet që kanë shqetësimë të posaçme.

“Shumica dërrmuese e shteteve përjashtuar disa raste janë në anën që jemi edhe ne. Se nuk testohen të gjithë, por vetëm, ata që kanë shqetësimë të posacme ose kanë patur kontakte me ata që janë prekur.

Testimi nuk na duhet edhe pse mund ta kemi. Ne duhet të sillemi njësoj sikur e kemi dhe të mbrojmë veten dhe tjerët. Edhe nëse bëhen testime pë rata që kanë shenja të lehta, do trajtohet si një grip i zakonshëm, madje duhet të evitojmë disa ilace që kemi përdorur kur na dhemb koka.

Edhe kur testi është pozitiv , këshilla është rri në shtëpi. Kroacia ka bërë teste thuajse sa ne, edhe pse ka më shumë banorë se Shqipëria”, tha Rama.

Sipas Ramës, Shqipëria do ndjekë shembullin e Zvicrës që teston ata mbi 65-vjec dhe të sëmurët kronikë.

“Zvicra ka vendosur të testojë vetëm ata që janë 65 vjec, pse? Sepse janë më të prekshmit dhe më të dobëtit si dhe ata me sëmundje kronike, për të tjërët këshilla është qëndro në shtëpi.

Të fundit