Flash News

KRYESORE

Pse nuk u bashkohesh mjekëve për të luftuar COVID-19? Berisha: As nuk më ka shkuar në mendje!

Pse nuk u bashkohesh mjekëve për të luftuar COVID-19? Berisha: As

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer pse nuk është bashkuar në ‘vijën e parë të zjarrit’ të luftës ndaj pandemisë së coronavirusit të ri, në mbështetjeve të mjekëve shqiptarë.

Në një intervistë online në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha thotë se nuk e ndjen më veten mjek, pas një shkëputjeje 30 vjeçare nga profesioni.

“Nuk më shkoi dhe nuk kishte si të më shkonte në mend se pas 30 vitesh të pretendoni që unë jam mjek është gjëja më qesharake. Asnjë njeri që nuk e ushtron një profesion për 30 vite nuk besoj se mund ta ushtrojë ndonjëherë më.

Unë kam qenë mjek me një pasion të jashtëzakonshëm, por nuk mund të them që jam më kardiolog. Kam qenë 20 vite kardiolog”, tha Berisha.

Të fundit