Flash News

KRYESORE

Pse po dështon Rama ta mbyllë protestën e studentëve dhe pse do të dështojë edhe më keq

Pse po dështon Rama ta mbyllë protestën e studentëve dhe pse

Fitim Zekthi

Kryeministri Rama po tregon paaftësi të rralla për ta kuptuar protestën e studentëve të universiteteve të vendit. Ai, i tronditur me sa duket që ata nuk pranojnë të dialogojnë me të, po përpiqet të sajojë takime në universitete duke u bërë qesharak. Arsyeja e dështimit ka të bëjë me moskuptimin e plotë, ose me mospranimin me vetëdije të asaj që përfaqëson protesta e studentëve.

Kryeministri po sillet sikur studentët të jenë në protestë për ccështje të veccanta, për detaje apo për arsye që ndryshojnë nga një fakultet te tjetri, nga një universitet te tjetri. Kryeministri po përpiqet ta shohë protestën e studentëve si diccka që kërkon të rregullojë transportin me autobus nga një shkollë te konviktet; që kërkon të rregullojë dushet apo banjot; që kërkon të ulet tarifa e regjistrimit; që kërkon të rregullohet statusi i godinës së Fakultetit të Gjeologjisë, që kërkon të  mundësojë blerjen e agjentëve kimikë që mungojnë në laboratore për eksperimente etj. Për ta bërë protestën të shihet në këtë mënyrë, ai po bën gjithccka që të takojë studentë të Fakultetit të Gjeologjisë, Universitetit Bujqësor, Universitetit të Vlorës etj.

Te Fakulteti i Gjeologjisë ai nuk u mor vesh se kë takoi, sepse as vetë ERTV-ja nuk transmetoi gjë. Studentët thanë se nuk pati fare takim me ta ndonëse Kryeministri tha që takimi “ishte i vlefshëm”. Tek Universiteti Bujqësor ai shkoi tinëz, pa i informuar studentët, duke i mashtruar ata me anë të Rektorit se gjoja do të ishte vetëm një takim me Rektorin. Në Universitetin e Vlorës ndodhi pak a shumë e njëjta gjë. Studentët denoncuan sjelljen e Policisë që i përzgjodhi studentët për takimin dhe që i kontrolloi (sipas studentëve) sikur të ishin kriminelë. Shkurt, këto “takime” të kryeministrit janë vetëm qesharake dhe asgjë.

Kryeministri po dështon dhe do të dështojë edhe më keq në ditët që do të vijnë në rast se do të sillet kështu me protestën duke e mos e kuptuar atë, ose duke e shmangur me dashje kuptimin e vërtetë të saj.

Protesta e studentëve është një. Nuk ka disa protesta. Nuk ka protestë të Fakultetit të Gjeologjisë, nuk ka protestë të Universitetit Bujqësor. Nuk ka protestë të Universitetit të Vlorës. Ka protestë të studentëve të Shqipërisë. Studentët me protestën e tyre në të gjithë vendin përfaqësojnë një sentiment popullor, përfaqësojnë një gjendje, përfaqësojnë një reagim, përfaqësojnë një mospranim, përfaqësojnë një revoltë.

Gazeta The Guardian pyeti disa nga protestuesit kundër qeverisë dhe presidentit Macron në Francë për të kuptuar se pse ata janë në protestë, cc'mendojnë për Macronin dhe ccfarë përfaqësojnë ata dhe protesta e tyre. Njëra prej tyre, Florenca nga Parisi, 55 vjecc, që kishte punuar për një kompani shërbimi në Aviacion tha: "Kur Macron del në Tv ne kemi përshtypjen se ai nuk ndjehet rehat me njerëzit normalë, se ka një lloj neverie ndaj nesh". Bruno Binelli, 66 vjecc, që ka punuar në ndërtim, nga Lioni, reagon ndaj rritjes së taksës së karburantit nga Macron, që prek sidomos ata që jetojnë në fshat dhe periferi duke thënë: "Kam një kamionccinë të vogël me naftë dhe nuk kam para të blej makinë tjetër, ndërsa jam pranë pensionit. Ne kemi ndjesinë se Macron na ka harruar dhe as do t'ia dijë për ne". Marie Lemoine, mësuese në Provanse thotë se nuk është "as e majtë dhe as e djathtë", duke shpjeguar: "Jam këtu për fëmijët dhe nipërit e mbesat dhe për të gjithë ata njerëz që në datën 15 të muajit kanë mbetur pa asnjë qindarkë në xhep... Macroni është Luigji jonë i 16-të. Ne e dimë cc'ndodhi me të, ai përfundoi në gijotinë".

Gazeta Guardian ka marrë edhe shumë personazhe të tjerë që protestojnë prej më shumë se një muaji në Francë. Që të gjithë kanë, pak a shumë, qëndrimin e Florencës, Brunos dhe Maries. Edhe ata (protestuesit në Francë) nuk bëjnë dialog, edhe ata nuk kanë drejtues.

Protesta e studentëve në Shqipëri përfaqëson diccka të tillë. Është e qartë se ccdo student kur sheh Kryeministrin në televizor e kupton se ai nuk ndjehet mirë me njerëzit normalë dhe ka neveri për këta njerëz. Kur Florence e thoshte këtë për Macron që në daljen e vetme televizive gjatë një muaji protesta kërkoi falje, njoftoi masa të forta me rritje pagash, me mbrojtje të punonjësve, tha se iu kishte shkaktuar vuajtje njerëzve, merre me mend se si mund te ndjehen studentët tanë kur Rama tallet, shkon në takime pa njoftuar, i fton me zor në dialog, madje iu dërgon edhe video humoristike, i kërcënon etj. Po njerëzit e tjerë në Shqipëri, si ndjehen kur shohin Ramën në Tv, kur shohin Ramën që vetëm fajëson PD dhe Bashën, që vetëm shan të tjerët, që tallet me njerëzit kur iu jep dokumenta legalizimi, që kur plasin skandale, si ai i Tahirit, Dakos apo Xhafës del dhe i mbron ata me forcë?

Është e qartë se ccdo student ndjehet si Bruno që nuk përballon dot shpenzimet për karburant dhe nuk blen dot makinë tjetër. Ccmimi i karburantit në Francë ishte sebepi, ishte këmbëza që u tërhoq sepse hendeku mes të varfërve dhe atyre që fitojnë shumë u rrit, punëtorët me ligjet e Macron janë më pak të mbrojtur, papunësia është e lartë etj. Studentët janë në mjerim, familjet e tyre, prindërit e tyre janë më keq se sa Bruno. Studentët dhe prindërit e tyre e ndjehen se Rama nuk i ka fare në hesap, i ka harruar.

Studentët dhe prindërit e tyre ndjehen si mësuesja në Provanse e cila thotë se është në protestë për fëmijët dhe për nipërit, dhe për të gjithë ata që në gjysëm të muajit nuk kanë më para dhe presin të vijë fundi i muajit. Studentja Estela Nazarko nga Universiteti i Mjekësisë, tha në Fax News “ nuk jam këtu për vete sespe jam në vit të gjashtë dhe e mbaroj tani shkollën. Jam për ata që do të vijnë pas meje, kështu nuk vazhdohet”. Edhe parullat “ E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Fund vjedhjes, fund korrupsionit”, “Liri, demokraci”, “Nuk kemi lekë as për pankarta”, etj., tregojnë se ata mendojnë edhe si mësuesja Marie.

Gjendja në Shqipëri është shumë më e rëndë se sa në Francë, dhe në qoftë se Shqipëria do të kishte lirinë e Francës, mësuesit do të ishin të gjithë në protestë si Marie, punëtorët do të ishin të gjithë në protestë si Bruno,  të papunët do të ishin të gjithë në protestë si Bruno. Studentët janë në protestë vetëm, se kanë energjinë, janë bashkë, i shohin ëndërrat të shkatërrohen, e vuajnë më shumë mjerimin dhe padrejtësinë (të rriturit janë mësuar dhe kanë më shumë frikë).

Kjo është ajo që nuk kupton Rama ose të kuptuarit e saj i shkakton makth. Çështja është se protesta e studentëve nuk mbyllet dot me takimet që ai bën tinëzisht, ajo nuk mbyllet dot pa u kuptuar.

Të fundit