Flash News

KRYESORE

Pse po shmanget Grida Duma nga qëndrimet e grupit të PD-së?

Pse po shmanget Grida Duma nga qëndrimet e grupit të PD-së?

Grida Duma është zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, por deri më sot, ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë në emër të grupit, përjashto rastin kur demokratëve u firuan disa vota në favor të zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Kjo raportohet të jetë edhe arsyeja përse Duma po shmanget nga qëndrimet zyrtare të grupit të PD.

Më 9 shtator, në cilësinë e zëdhënëses së grupit, Duma tha se opozitës i ishin vjedhur votat gjatë votimit të Ruçit, qëndrim që nuk u përkrah më pas nga kryetari Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të partisë. Për këtë deklaratë është raportuar të ketë patur kritika nga ish-kryetari Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Që prej 9 shtatorit, Duma nuk ka bërë asnjë deklaratë në emër të grupit parlamentar të PD-së, ndonëse zhvillimet brenda sallës së Kuvendit kanë qenë të shumta. Basha ka preferuar të dalë vet përpara kamerave, ndërsa nuk i janë shmangur kontaktit me mediat as Berisha me deputetë të tjerë të PD.

Ndërkohë, ‘Balkanweb’ raportoi sot për refuzimin e Berishës që Duma të mbante qëndrim për përjashtimin e deputetit Flamur Noka nga punimet e Kuvendit. Sipas këtij portali, fillimisht u ra dakord që të ishte Nënkryetari Enkelejd Alibeaj ai që do fliste para medieve, propozim që mori edhe pëlqimin e Berishës. Gjithsesi, Basha raportohet të ketë ndërruar mendje dhe i ka kërkuar Dumës që ta mbante ajo qëndrimin, por ka hasur në kundërshtimin e Berishës. Në fund, ishte Basha ai që doli para kamerave.

Politiko.al tentoi të kontaktojë me zëdhënësen e PD-së, Grida Dumën, për këtë situatë, por nuk mori asnjë përgjigje.

Të fundit