Flash News

KRYESORE

Pse po vuan Griezmann te Barcelona? Jua shpjegon Deschamps

Pse po vuan Griezmann te Barcelona? Jua shpjegon Deschamps

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, e ka një ide pse Antoine Griezmann po vuan te Barcelona. Sulmuesi në verë u transferua për rreth 120 mln euro nga Atletico Madrid në "Camp Nou" me shumë bujë, por deri tani ka qenë hija e vetes.

Në ndeshjen e fundit me Interin në Champions League, francezi u zëvendësua në pjesën e dytë, pas një loje krejtësisht të vakët dhe pa ide të tij. Një problem është fakti se ai te Barcelona nuk luan dot si sulmues i djathtë, sepse aty është Leo Messi, por për Deschamps, trajner i tij te Franca, problemi shkon përtej kësaj.

"Mos harroni se Griz ka shkuar te një skuadër ku mekanizmat janë shumë të qartë dhe nuk është e lehtë të të përshtatesh shpejt. Ai e ka ende të vështirë, sepse është fillimi. I ka ndodhur edhe tek Atletico Madrid, kur la Sociedadin, por më pas e patë se sa mirë i shkoi", ka thënë Deschamps, kampion bote në fuqi me "Gjelat".

Të fundit