Flash News

KRYESORE

“Pse po zhvillohet pasdite protesta e radhës?” Përgjigjet ish deputeti

“Pse po zhvillohet pasdite protesta e radhës?” Përgjigjet

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në rubrikën “Opinion” në Neës24, ka dhënë detaje për protestën e opozitës të 13 prillit. Alibeaj u shpreh se protesta pritet të jetë më e madhe se ajo e 16 shkurtit dhe 16 marsit, ndërsa masiviteti i saj do të përcaktojë edhe kohëzgjatjen.

“Nuk ka asgjë për t’u fshehur. Kemi organizuar protesta të mëdha. Mjeti i vetëm përballë kësaj qeverie mbetet protesta. Do jetë shumë herë më e madhe se ajo e 16 shkurtit dhe 16 marsit”, tha ai.

I pyetur pse po zhvillohet pasdite protesta e radhës, Alibeaj shtoi se nuk ka asnjë skenar okult.

“Janë bërë protesta në mes të ditës, në pikë të diellit, në darkë janë bërë. Nuk ka asnjë lloj strategjie okulte, ditën e shtunë më 13 prill të gjithë qytetarët që e kanë një hall me këtë qeveri uzurpatore do të duhet të jenë aty”, tha ish deputeti, duke shtuar se Rama duhet shkulur që aty.

Të fundit