Flash News

KRYESORE

Pse Rama e anashkaloi Kodhelin? Kryeministri nuk pranon diskutimet për krizën e Kalimashit

Pse Rama e anashkaloi Kodhelin? Kryeministri nuk pranon diskutimet për

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të diskutojë me deputeten e qarkut të Kukësit për çështjen e tarifës në ‘Rrugën e Kombit’. Këtë ka lënë të kuptohet në emisionin ‘Tonight’, deputetja socialiste Mimi Kodheli.

Kodheli u pyet dy herë nga moderatorja Ilva Tare nëse kishte komunikuar me Ramën për këtë çështje dhe mori një përgjigje jo të plotë: “Kryeministri bisedon me ministrin”.

Më pas, konstatimit të Tares se “kryeministri nuk ka diskutuar me deputeten”, Kodheli nuk e mohoi, por e kaloi në heshtje.

Vetë Kodheli pranoi se nuk ishte informuar më parë për kontratën koncesionare të ‘Rrugës së Kombit’.

Mimi Kodheli mesazh kolegëve: Është punë e qeverisë të mirinformojë publikun. Unë nuk kisha informacion për ‘Rrugën e Kombit’

Tarifa në ‘Rrugën e Kombit’, politologu Afrim Krasniqi: Politikanë të mazhorancës dhe opozitës u paguan nga firma

Të fundit