Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Ditën e sotme nga Durrësi, në mbledhjen e opozitës së bashkuar, kryedemokrati Lulzim Basha ka renditur arsyet, për të cilat, sipas tij, Rama nuk e do vettingun e politikanëve.
Sipas Bashës, një ndër arsyet është dhe i vëllai Olsi Rama, i cili është përfshirë në çështjet e drogës së Xibrakës. “Nuk e do vetingun se ka për qëllim të largojë nga kuvendi dhe zyrat e larta politikanët e korruptuar dhe të lidhur me të”, është shprehur ndër të tjera Basha.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
E kemi dëgjuar dhe ndjerë mbështetjen e plotë të shqiptarëve që e duan vetingun në politikë.
Rama ka lançuar fushatë paniku me gënjeshtra dhe pretendime false dhe të gënjeshtra. Dua t’ju them shqiptarëve se e kemi dëgjuar dhe njerë mbështetjen tuaj të plotë. Ju e doni vetingun politik. Vetingu në politikë do të bëhet. Balla, xhafaj, Çyrbja, Rama e kushdo tjetër që është lidhur me krimin do të marrë atë që meriton.
Argumentet që paraqiten sot për vettingun paraqiteshin dhe më herët për dekriminalizimin, por ne ia dolëm. Beteja është e gjatë. Vetingu në politikë nuk e përjashton hetimin nga drejtësia.
Përgjigje ndaj emergjencës së bashkëqeverisjes me krimin
Pse është normale që vettingut t’i nënshtrohet një polic i thjeshtë dhe jo politikanët?
Pse nuk na doli problem teknik me vetingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve? Pse dalin probleme teknike me vetingun e politkanëve?
Vettingu i politikanëve të lartë nuk pengon dhe përjshton e ndikon hetimin e çdokujt tjetër.
SPAK dhe Byroja e hetimit e ka juridisksionin për të hetuar politikanët, prokuroria mund të hetojë familjarët. Gënjeshtra më e trashë që ka qarkulluar, tregon panikun e Ramës, për të justifikuar para shqiptarëve pse nuk pranon vetigun, vetingu nuk ka asnjë ndikim negativ më reformën në drejtësi.
Nuk ka asnjë pengesë të hetohen familjarët e politkanëve. Por a e heton Edi Rama Olsi Ramën për përfshirjen në çështjet e kokainës? Prej Olsit bredh i lirë Saimir Tahiri.
A hetohet Fatmir Xhafaj? …
Të thuash që vetingu i politikanëve pengon atë në drejtësi është gënjeshtër e trashë, ju kanë rënë të gjitha alibitë, për të pastruar politikën e e lidhur me krimin.
Rama i trembet vetingut në politikë, nuk ka e nuk do të ketë asnjë negociatë, diskutim, ulje në tavolinë bisedash me Ramën dhe bandën e tij sa kohë institucionet janë të pushtuar nga krimi dhe politikanët e lidhur me krimin, do luftojmë deri në fund për dekriminalizimin e plotë, me cdo mjet e cdo formë.
Porti i Durresit, dëshmitari i aferave të tmerrshme si ajo e drogës në Maminas, ku u fut kokaina vetëm pasi u dhanë garancitë më të larta. Ai që garantoi Toyota Yarisin i përket një grupi politikanësh që sot në lidhje me krimin janë shqetësim serioz për vendin, stabilitetin e rajonit dhe eksportues të krimit dhe drogës në Itali, Gjermani, Britani, e Holandë dhe SHBA.
Durrësi qeveriset nga banda, Dako shërbëtori i bandave dhe banditëve, bashkë me Celën e OSHEE. Nëse nuk do kishte prokurori që grabitet posta me dosje si ndodh në këtë prokuro, nëse nuk do kishte shërbetore të Ramës në Prokurori, sot Dako do të ishte në burg.
Materialet hetimore tregon se si në zgjedhjet 2017, 2015, Dako shkëmben tendera dhe para të shqiptarëve në vjedhje votash. Nuk është mjaftuar Dako me aleaten personale, bandën e Lul Berishës, Shullazit me shokë, por ka ofruar edhe Jurgis Cyrben, anëtarëin e Kuvendit, të grupit të rilindjes së kriminalizuar të Ramës. Dihet mirë se për cfarë është vendosur deputet.