Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gerina Mullaj
S’ka kaluar shumë kohë qyshkur më pyeti moderatorja e një emisioni nëse shkrimet i bëj për të tërhequr vëmendje. Përgjigja ime ishte e nxituar dhe idiote: Po, e bëj për vemendje! S’do mend që përgjigja nuk përfaqësoi vërtetësinë time, ashtu sikurse përfaqësoi besimin tim të hershëm se vetëm pyetjet e mira meritojnë përgjigje të mira.
Nuk e kam zakon të kuptoj me vonesë çastin kur tjetri ka të drejtë, por ndodhi që këtë herë kumboi si këmbanë e vonuar në veshët e mi, tingulli i këndshëm që ka e drejta në përgjithësi, dhe i bezdisshëm njëherësh kur kjo e drejtë i përket tjetrit, tingulli i fjalëve të kësaj vajze që jehuan më pas, habia që shprehu ajo përzier me vetbesimin që të jep ndjesia kur e drejta është e jotja.
Në atë pyetje përmblidhej gjithë e vërteta e kohës sonë, dhe s’kisha për ta kuptuar këtë sikur të mos më ish mbushur mendja që moderatorja bukuroshe shprehu përmes pyetjes çudinë që ngërthen pa arsye drejtuesit e emisioneve kur duan të bëjnë pyetje interesante, por e vetmja gjë interesante që ju del nga përpjekja është buzëqeshja në fund të fjalisë.
Megjithatë, e drejta e saj s’ka sesi të mos quhet e shëndetshme, kur ajo thjesht kërkoi të vendosë në dukje mënyrën e rëndomtë me të cilën unë kam zgjedhur të kem vemendjen e lexuesve të mi: shkrimit. Dhe kjo e drejtë feksi në gjithë qenien e saj, ashtu dritandezur siç qe, kur deklaroi heshtur fenomenin më gjenial të epokës sonë: çmendurinë e mënyrës për të tërhequr vemendje përmes mendimit, kur ka një mënyrë tjetër shumë më të lehtë, shumë më të natyrshme, shumë më të sukesshme: zhveshja.
Zoti e krijoi seksin femër pasi u shkollua, shkruan Robert Burns në poezitë e tij, plot hire dhe forma, për të ndjellë shqisat e atyre krijesave (meshkujve) të cilat Zoti, sipar Burns-it, i krijoi kur ende s’kishte shkollë. Femrat e kohëve moderne, sipas kësaj logjike, nuk duhet të shërbejnë edhe aq shumë si promotore të mendimit, aq sa duhet të jenë, dhe ato bëjnë çmos që të jenë, promotore të trupit, jo vetëm për të fshehur mendësinë e tyre, por më tepër për të theksuar pamendësinë e gjinisë tjetër. Përmes këtij gjenialiteti, sot një pjesë e mirë e vajzave të reja kanë vërtetuar mrekullinë më të madhe që mund të shohë me sy raca njerëzore: arritjen e majës pa u ngjitur, pa djersë, pa lodhje, vetëm përmes zhveshjes.
Në frytet e kësaj mrekullie shpaloset tinëzisht modeli i lehtë, krijimi i idesë se arritja nuk lidhet me veprimin, por me qëndrimin në vend. Është e pamundur të përcaktosh të mirat që pjell kjo nënë e re: mjafton të zhvishesh dhe je pjesë e emisioneve më të ndjekura, mund të zhvishesh dhe të drejtosh vetë një emision, zhvishesh dhe je pjesë e gazetave, revistave, festave gala, videoklipeve, skenave llamburitëse, je pjesë e vemendjes së medias, je pjesë e imagjinatës së burrave dhe përveç kësaj je pjesë e ëndrrës së grave për të patur trupin ideal, madje je pjesë e vizionit të së ardhmes që krijojnë vajzat e vogla kur shohin vajzat e rritura në ekran.
Këto fllade frymëzuese që përçartin iluzionet e fëmijëve, shkëlqejnë me lëkurën e tyre dhe përcjellin aromën e këndshme të gjërave të lehta. Por, e mira më e madhe është ajo që nuk është përmendur as është menduar ndonjëherë, e që vetiu më mbush me frymë, duke më bërë të besoj se këto vajza i shkulën përnjëherë rrënjët një të keqeje të madhe që ka zënë fill mes adoleshentëve, dhe jo vetëm ndër ta: pornografinë.
Jam aq e fandaksur nga kjo siguri, sa jam gati të betohem për majën e Olimpit, se duke dalë në skenën e medias këto vajza, çdo orar, çdo kohë, çdo ditë kanë shmangur, si padashje, varësinë ndaj pornografisë duke qetësuar përmes hireve të tyre shqisat e nepset e meshkujve.
Moderatorja pati një të drejtë të madhe në pyetjen që rrodhi mes për mes buzëve të saj të këndshme tek përplaste qerpikët e zhdërvjellët e duke i siguruar vetes atë zë që kanë njerëzit kur e kuptojnë që e drejta është me ta, ajo ndoshta donte të stimulonte qoftë edhe pa vetëdijen e saj, një të mirë të parrëfyeshme: përse duhet shtrydhur mendja si limon për të qënë pjesë e medias më anë të shkrimeve, kur rruga e lehtë shfaqet përpara çdo vajze, premtuese e vezullimtare, duke qenë se shumica ka më të theksuar shqisën sesa durimin për të lexuar, sikundër një aktor komedian ka thënë: Zotin kam në mendje, djallin në pantallona!
*Titulli është i Politiko.al. Titulli i autores: Zoti në mendje, djalli në pantallona.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38